Peru, përplasen autobusët, 20 të vdekur
Hulaika - Si pasojë e një aksidentit që ka ndodhur dje në Peru, të paktën 20 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën. Aksidenti ndodhi në rrugën ndërmjet vendbanimeve Arekipa dhe Hulaika, 1.100 kilometra në juglindje të kryeqytetit Lima, ku u përplasën fuqishëm dy autobusë. Të plagosurit, mes të cilëve edhe tre shtetas italianë, janë dërguar në spitalet rajonale. Të hënën, 12 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në jug të Perusë.