E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, lufta midis bandave shkakton 21 të vdekur

Chiuahua -Meksika ka shënuar të tjera viktima, si pasojë e shkëmbimeve të zjarrit, nga pjesëtarët e bandave të trafikut të drogës. Për pasojë, 21 persona kanë humbur jetën në shtetin Chiuahua, afër kufirit me shtetin amerikan të Teksasit. Njoftohet se pjesëtarët e një bande vranë gjashtë persona, të cilët më parë i kishin rrëmbyer. Në përleshjen që pasoi me ushtarët, 14 anëtarë të bandës dhe një ushtar e humbën jetën.Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 3.500 njerëz u vranë në Meksikë në vitin 2008 në incidente të dhunshme të ndërlidhura me trafikimin ilegal të narkotikëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›