Ambasada palestineze: Shqipëria do na mbështesë në OKB
Zëvendësi i kreut të ambasadës palestineze në Tiranë, Hani Hysein, i tha Balkan Insight se pas kontakteve me autoritetet shqiptare, ka marrë garanci se Tirana do mbështesë propozimin e Palestinës në OKB. Shqipëria po kërkon për një zgjidhje me dy shtete që jetojnë në paqe. Ne kemi konfirmim se Shqipëria do mbështesë Palestinën, tha Hysein.
Autoritetet shqiptare megjithatë nuk kanë dhënë asnjë konfirmim se për kë do shkojë vota e tyre. Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB këtë javë, palestinezët do kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit që të diskutojë për çështjen e shtetësisë palestineze sipas kufijve të vitit 1967.