Statusi, Jensen: Shqipëria duhet të plotësojë 12 kriteret

Ambasadori danez në Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen ka folur për situatën politike në vend. Nga qyteti i Korçës, ai ka kërkuar realizimin e 12 kritereve nga Shqipëria, që komisioni të japë mendimin pozitiv, për marrjen e statusit kandidat. “Nuk mund të themi që situata është e shkëlqyer dhe vlerësimi nuk përcaktohet nga anëtarët e Bashkimit Evropian, por vlerësimi do të bëhet nga komisioni që do të shqyrtojë plotësimin e kriterve”, theksoi ambasadori Jensen në fjalën e tij gjatë vizitës në qytetin e Korçës.
Po ashtu gjatë fjalës së tij, Jensen ka folur edhe për hyrjen e opozitës në Parlament, duke theksuar se progresi drejt integrimit duhet të bëhet me vepra dhe jo me fjalë. “Nuk mund të gjykohet çfarë thuhet, por çfarë bëhet dhe çfarë problemesh zgjidhen”, ka deklaruar ndër të tjera ambasadori danez.