E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, përfaqësuesi i PS-së, zgjidhet kryetar qarku

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Vangjel Ndreka është zgjedhur sot kryetari i ri i qarkut të Fierit. Ndreka në votimin e sotëm ka arritur të marrë 53 vota, kundrejt kandidatit tjetër, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Artur Shehu, i cili morri 42 vota.
 

Partia Socialiste, ka përzgjedhur Vangjel Ndrekën, si kandidatin për postin e kreut të ri të qarkut të Fierit, pas procesit të votimit të zhvilluar disa ditë më parë. Në këtë proces votimi morën pjesë 56 këshilltarët e dalë nga procesi i zgjedhjeve për në këtë organ, në konstituimin e këshillave bashkiakë dhe atyre komunalë në gjithë qarkun Fier.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›