E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada pranon se ka lobuar për një firmë amerikane

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ambasada amerikane në Prishtinë, nuk e bëjnë publike letrën e ish-ambasadorit Christopher Dell.

E në një përgjigje për “Kohën Ditore”, Amasada e SHBA-së në Prishtinë e ka konfirmuar angazhimin e saj për të lobuar për një firmë amerikane.

Por, Ambasada ka mohuar se ka ndërhyrë në tenderë. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nuk e ka letrën e Dellit, duke sugjeruar që të kërkohet në Ambasadë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›