Shkon mysafir, e gjen të vdekur

Një qytetar gjilanas ishte nisur për të shkuar në vizitë tek një miku i tij në Gjilan, por më të hyrë brenda e ka par atë të shtirë për vdekje në njërën nga dhomat e shtëpisë. Më të parë trupin e pa jetë, ai ka lajmëruar njësitet e Policisë së Kosovës menjëherë.
Ndërkaq, vendit te ngjarjes i është përgjigjur njësiti policor, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës. Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shillovë e Muhaxherve, në Komunën e Gjilait. /Indeksonline/