Ambasada prej vitesh e qarkuar nga mafia…
Autori i Lajmit: Shpëtim Zinxhirija AthinëI prononcuar për akuzën e bërë një ditë më parw, ambasadori shqiptar në Athinë Vili Minarolli, në një bisede për gazeten “Ballkan” është shprehur se akuza e bërë kundër tij nuk qwndron, pasi nuk mbeshtet në faktet konkrete. Sipas Minarollit kontrolli është kryer në janar të vitit 2007 në prezence të tij, por pa patur asnjë dijeni se për çfarw bëhej. Ky kontroll më shumë se kurrë hedh poshtë akuzën e bërë, pasi të gjitha veprimet janë kryer në një kohë kur ka qenë ambasador Bashkim Zeneli.
Edhe njëhere qarkohet nga media ky institucion, nw një kohw kur vetw ambasadori Minarolli i është vwnw personalisht korrupsionit brenda murreve të institucionit, duke bërë që shumë punonjës apo dipllomate te jenë larguar. Dihet që Shqipëria nuk mund të ecë drejt integrimit për Europë, pa luftuar korrupsionin jo vetëm në përfaqësitë e saj, por edhe Brenda qeverisë, duke filluar që nga drejtësia. Drejtësia Shqiptare i ka të gjitha mundësitë për të punuar në këtë drejtim, pasi siç dihet vëndi ynë është një nga vendet më të korruptuara në Europë…
Ambasada shqiptare në Athinë si një fabrikë prodhimi parash kishte çelur për nevojat e saja me 23.09.2004 me shkrese nr.1278 një llogari bankare me vulën e vetë të institucionit në Bankën greke në Athinë “EFG Eurobank Ergasias A.E”. Lidhur me këtë veprim sipas raportit të kontrollit të kryer del se vetë ish titullari Bashkim Zeneli kishte njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtëme, më saktë Drejtorinë e Financës së kësaj ministrie lidhur me transferimin e një shumë prej 1.689.939,71 euro, për në Bankën Amerikane të Shqipërisë në Athinë me numër llogarie 12000001501. Një veprim ky me inisiativën e vete Bankës Amerikane Shqiptare.
Me datën 11/10/2004, vetë ambasadori Zeneli kishte bërë kërkese për çeljen e një depozite kursimi po në këtë bankë, me një shumë prej një milioni euro me një afat një mujor me një normë interesi prej 1.55%, e cila siç del më vonë është rinovuar dhe me shresen nr.1367 të dates 12/10/2004. Lidhur me këtë hap sipas raportit del se ish ambasadori Zeneli kishte njoftuar drejtorinë e Finances të Ministrisë se Punëve te Jashtëme, për çeljen e kësaj depozite me shumën e mësipërme dhe për transferimin nga Banka “Eurobank Ergasias” në Bankën Amerikane-Shqiptare.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtruar në janar të vitit 2007, thekson se gjendja e llogarisë se depozituar më datën 31 dhjetor 2006, ishte 1.036.089.80 euro, ku dhe fitimi i marrë nga përqindja mujore me normë prej 1.55%, ishte në 36.089.80 euro.
Po gjatë kontrollit ishte konstatuar se për gjëndjen e llogarisë së lire me të njëjtin numër 12000001501, është mbajtur vazhdimisht një gjëndje e lartë e llogarisë e cila përmban faktin se është 3 herë më e lartë se buxheti vjetor i vetë ambasadës.
Kontrolli përmend faktin e lartë të llogarisë bankare në disa muaj, po ashtu edhe atë kapitalin përfundimtar.
Tetor 2004 shuma 952.167 euro
Nëntor 2004 1.146.419
Tetor 2005 1.126.151
Nëntor 2005 1.355.154
Dhjetor 2005 1.588.712
Qershor 2006 987.268
Korrik 2006 1.118.074
Gusht 2006 1.285.003
Më 31 dhjetor të vitit të kaluar gjendja monetare në Bankën Amerikane të Shqipërisë (depozitë kursimi si dhe gjëndjen e llogarisë së lire rezulton të kenë mbetur 1.537.518 euro.
Depozitimi, kundërshtim me ligjin nr 8379, date 20/07/1998.
Edhe pse në kundërshtim me ligjin e lartë përmëndur, veprimet e ngurtësimit të shumës prej një milion euro, të paraqitura në formën e depozitës së kursimit, si dhe mbajtja e llogarisë së lirw me gjëndje të lartë, është në kundërshtim me ligjin nr 83, datw 29/07/1998. Raporti bën fjalë pwr shkelje si “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë” dhe udhëzimeve të ministries së financave për zbatimin e buxhetit, të ligjit nr.8977, date 12/12/2002 për “Sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, neni nr.6 “Agjentet e taksave”, pika nr 2 dhe neni nr.7 “Transferimi i të ardhurave nga taksat kombëtare në Buxhetin e Shtetit”, si dhe me udhëzimin nr 2 “Taksat për shërbimet konsullore”, të cilat duhet që të derdhen çdo fund muaji në Degën e Thesarit në Tiranë. Raporti i Kontrollit të Lartë tw Shtetit thekson se për këto veprime të paligjshme mban përgjegjësi Drejtoria e Financës së Ministrisë të Punëve të Jashtëme…
Asgjë nuk është kryer pa dijenin e politikës shqiptare
Të gjitha këto veprime janë kryer jo pa dijenin e ministrisw përkatëse, apo të vetë ish kryeministrit Fatos Nano. Ardhja e Bashkimit Zenelit në Athinë ishte mbi të gjitha dëshira e vetë ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili jo pak herw pat vizituar këtë institucion shtetëror në Athinë. Ishte pikërisht kjo periudhë ku korrupsioni në këtë institucion mori përmasat nga më të mëdhat, duke u qarkuar nga media e shkruar në Athinë si një institucion i qarkuar nga mafia. Të gjithë e dinin nga të ardhurat që vinin në arkat e këtij institucioni, se vetën 25-30% shkonte për ekonominë e shtetit dhe se pjesa tjetër shkonte në xhepat e dipllomateve, apo punonjësve te tjerë. Vetë qeveria e asaj kohe e dinte dhe kishte dijeni se ky institucion po shkelte ligjet e miratuara në parlamentin shqiptar. Ishte Ministria e Jashtme ajo që e kishte kthyer me të vertetë këtë institucion shtetëror në një arkë kombëtare, nga ku të ardhurat që vinin nga xhepat e emigrantëve shpërndaheshin në pagesat dhe shërbimet e tjera të diplomateve të vëndeve te ndryshme të Europës. Ishte mundi dhe djersa e emigrantëve të Greqisë që mbante me bukë titullaret e përfaqësive shqiptare në mbarë botën, duke shkelur në këtë fushë shkelje për shpërblime edhe të paligjëshme.
Ishte vetë Ministria e Jashtëme e cila kishte caktuar në arkën e këtij institucioni familjen (vet i katërt) të diplomatit Gaqo Simakut. Ishte kjo ministri që për tetë vite me radhë kishte lënë pa lëvizur në këtë institucion si një monument kulture, diplomatin (pa kariere dipllomati) z. Andi Mahilaj. Edhe pse ky i fundit qe qarkuar nga media e shkruar në Athinë e Shqipëri për fallsifikime dhe bashkpunëtor me sekseret. Ku sot disa çertifikata të fallsifikuara mbajnë emrin e tij… ishte ky i fundit i cili për fatura parapagimi u jepte emigranteve njw faturw tw kepucareve, anë këto veprime të këtij institucioni i cili bëri qw emigrantët për të kryer shërbimet e tyre, tashmë duhet qe të udhëtojnë për në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2007