E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, gati skema për vendet bosh në 46 degë

Autori i Lajmit: Silvana BalliuMaturantët, që janë shpallur humbës në dy fazat e para të regjistrimeve kanë mundësi të zënë një nga vendet e mbetura vakante në 11 universitetet e vendit, ku mësohet se aplikimi do të jetë i vlefshëm për 46 degë.
Ministria e Arsimit shpalli dje aneksin e Formularit A2, të cilin maturantët mund ta gjejnë në Drejtoritë Arsimore përkatëse, ku kanë mbaruar studimet.
Njoftimi i MASH-it
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur rishpërndarjen e kuotave të paplotësuara në 11 Institucionet publike të Arsimit të Lartë (IAL), duke respektuar gjithnjë parimin Meritë-Preferencë (MEP). Programet e studimit të paraqitura në aneksin e formularit A2 janë ato programe në të cilat, pas dy raundeve të regjistrimit, janë plotësuar të gjitha kërkesat për to. Kanë të drejtë të riaplikojnë në këto programe studimi të gjithë kandidatët, të cilët nuk janë shpallur ende fitues apo janë shpallur fitues por nuk janë regjistruar. Aneksi i formularit A2 do të shpërndahet në Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore Rajonale të vendbanimeve të kandidatëve duke filluar nga dita e nesërme, e martë 16 tetor 2007. Kandidatët duhet të dorëzojnë deri ditën e hënë, datë 22 tetor 2007 formularin e plotësuar po në DAR/ZA. Listat me fituesit do të shpallen në datë 25 tetor 2007 me të njëjtin sistem si në dy raundet e para, pra atë të Meritë-Preferencës (MEP). Pas dy raundeve të regjistrimit gjithsej kuotat e mbetura vakante janë 4 mijë”.
Skema
Aktualisht nga specialistët e MASH-it, është deklaruar se për plotësimin e kuotave në rrethe maturantët humbës duhet të plotësojnë aneksin e formularit A2, në të cilin do të jenë të listuar degët sipas universiteteve dhe vendeve të mbetura bosh. Më pas do të bëhet verifikimi i këtyre formularëve nga Qendra e Përpunimit të Informacionit, dhe vetëm pas verifikimit që do të bëhet nga ky institucion do të përcaktohet se si do të procedohet më tej. Kështu për këto vende do të zbatohet një skemë rishpërndarjeje e këtyre kuotave. Megjithatë, rishpërndarja e maturantëve jo fitues do të bazohet në plotësimin e këtij aneksi si dhe nivelin e pikëve të grumbulluara nga këta të fundit. Nga specialistët është deklaruar se për shkak të numrit të ulët të vendeve të mbetura bosh në kryeqytet nuk do ketë spostime të listës, por do të vijohet me rishpërndarje të këtyre kuotave. Nga ana tjetër maturantët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat nëse ministria do të vazhdojë të zvarrisë më tej këtë problem, ku sipas tyre, shtyrja e mëtejshme vetëm sa vonon procesin e fillimit të vitit akademik.

TABELE brenda shkrimit te madh
Kuotat e mbetura bosh

Universiteti i Tiranës me rreth 179 kuota të parealizuara sipas degëve përkatëse

Universiteti i Shkodrës rreth 92 kuota të parealizuara sipas degëve përkatëse

Universiteti i Korçës rreth 197 kuota të parealizuara sipas degëve përkatëse

Universiteti i Vlorës 96 kuota të parealizuara sipas degëve përkatëse

Universiteti i Elbasanit 400 kuota të parealizuara sipas degëve përkatëse

Universiteti i Politeknikut rreth 30 kuota të parealizuara sipas degëve përkatëse

Ky lajm është publikuar: 16/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›