Pranga 2 kosovareve, u kapen me barna kontrabande
Autori i Lajmit: Red.Dy shtetas kosovare jane ndaluar ne Qafen e Dobrunes, pasi u kapen me nje sasi barnash mjekesore kontrabande. Sipas policise, vlera e tyre arrinte ne 6000 euro. Sasia e barnave u gjet gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e tyre brenda kufirit shqiptar. Prokuroria ka nisur hetimet per te zbardhur lidhjet e dy kosovareve te ndaluar me tregtaret e barnave mjekesore ne zonen verilindore te Shqiperise. Ky eshte rasti i pare i zbulimit te kontrabandes se ilaceve ne kufirin Shqiperi-Kosove.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2007