E Diel, 1 Nëntor 2026

Gezimi i Kashtes padit Garden e Republikes

Autori i Lajmit: Red.
Pak jave pasi ka rifituar lirine, Gezim Salillari, apo i njohur ndryshe si Gezimi i Kashtes, ka trokitur ne dyert e gjykates, kesaj radhe duke ngritur vete ai nje padi. Garda e Republikes eshte paditur prej 40 vjecarit sipas nje kerkese te bere prej tij, ku ai i kerkon ketij institucioni te mos e kufizoje per te banuar ne shtepine e tij, qe gjendet ne bllokun e vilave qeveritare te Durresit. Kjo mase ndaluese per te u dha nje gjate kohes qe Salillari ra ne pranga per nje sere akuzash, por qe me pas rane njera pas tjetres. Dosja Salillari u konsiderua si nje ceshtje e koklavitur pasi 40 vjecari durrsak u arrestua si person i kerkuar nga italianet, megjithese ai ishte amnistuar nga gjykata e Barit. Urdhri i ndalimit u ekzekutua nga pala shqiptare me teper vonese dhe avokateve te tij iu desh teper kohe per te saktesuar para gjykates dhe prokurorise se klienti i tyre po vuante dy here te njejtin denim.

Ky lajm është publikuar: 29/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›