E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes, si bënte autokritikë para Enver Hoxhës

Autori i Lajmit: Red.Dosja “Balluku” e marrë nga arkiva tregon për fillimin e sulmit në strukturat e ushtrisë, ku viktima e radhës këtë herë do të ishte vetë ministri i Mbrojtjes. Më pas furtuna do të shënonte dhe viktima të tjera. Dosja “Balluku” fillon me llogarinë e parë të ish ministrit të Mbrojtjes Popullore në vitet kur Shqipëria ndërtonte socializmin, dhënë para Enver Hoxhës që kryesonte mbledhjen e Byrosë Politike të KQ. Mëpas vjen dhe autokritika e Ballukut e cila vijon si më poshtë:

(Vijon nga numri i kaluar)

BEQIR BALLUKU - Në mbledhjen e këshillit të mbrojtjes unë kam bërë vërejtje për çështje parimore, sepse nuk kam pasur, kurrë nuk kam menduar dhe nuk mendoj se jam i aftë dhe kam mundësi të përpunoj një doktrinë të tillë ushtarake, siç janë tezat, sepse as punën time të rëndomtë nuk jam në gjendje të zbërthej ato, apo të përpunoj një temë e jo më të bëj një punë të tillë që as niveli dhe as mundësitë e mia nuk u përgjigjen. Në drejtim të tezave, sigurisht unë nuk kam punuar aq sa kanë punuar shokët Petrit e Hito e të tjerë, të cilët merren praktikisht me stërvitje, megjithatë një kontribut të thjeshtë jam munduar ta jap në këtë drejtim, megjithë të metat e mija.
Gabimi im i rëndë qëndron në faktin se para se të autorizoja Rrahmanin, kur më kërkoi autorizimin me telefon që tua shpërndante për vërejtje drejtorave dhe komandantëve të korpuseve, gjë që është bërë më 14 maj 1973, duhet të kisha mbledhur shokët kryesorë dhe të vendosnim nëse qëndronte apo jo ky material, sipas premtimit që kisha bërë se do të mblidheshim gjë që nuk e mbaj mend ta kem thënë po sido qoftë kjo është rruga më ë drejtë
Beqir Balluku -Edhe këtë proces e parashikojnë tezat që janë mbështetur fort në direktivat dhe mendimet e shokut Enver si gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ashtu edhe në ditët tona.
Mua qysh pas pleniumit të komitetit qëndror më ka shqetësuar ultësira bregdetare si për ritmin e fortifikimit, ashtu edhe për zënien e brezit të mbrojtjes, forcimit të elementëve kundër tankeve dhe të mbrojtjes kundërajrore, ashtu si e kuptoja. Pas plenumit unë fillova të endoj jo vetëm për fortifikimin por edhe zënien e tyre me ato metoda që përshkruhen në material. Petritit nuk ia kam thënë këto mendime në fillim se isha i bindur që do ti hidhte poshtë, po mendova që këto të sistemuara në një material tua jepja më vonë atij dhe shokëve të tjerë, Hitos, Rrahmanit, Sadikut. Për këtë qëllim thirra në Pogradec një grup shokësh të cilët pregatiten materialin e parë, që është një material i keq dhe që parashikon masa të mëdha organizimi, zënien e tërë fushave vend e pa vend, kërkon një masë të madhe rrethuese njerëzore e materiale, prandaj mbi bazën e të parit u bë materiali i dytë. Ky ka ndryshime nga i pari por është njëlloj i keq si dhe i pari. I tërë procesi i përpunimit të tij është bërë nga shokët që mbanin lidhje me mua.
Petriti në mos gabohem në vitin 1972 më ka kërkuar të informohej se çfarë po bëhej me atë material si është puna e tij, por unë i kam thënë se do tua shpërndaja sa të përfundonte. Mbasi u mbarua, unë ua dhashë shokëve, pra pasi e panë shokët Petriti me të drejtë e hodhi poshtë i pari. Atëherë unë duke qenë i bindur se një temë e tillë duhej trajtuar, me sa mbaj mend thirra në zyrën time dhe caktova që me këtë çështje të merrej Rrahman Përllaku bashkë me dy kuadrot e institutit të studimeve ushtarake, Spiro Shalësin dhe Ernest Jakovën që kishin punuar edhe materialet e para. Duhet shënuar se për heshen poshtë materialit nuk u zhvillua ndonjë diskutim i gjërë për të vënë theksin ku duhej dhe për ta kritikuar një për një çështjet që trajtohen atje dhe që vinin në kundërshtim me tezat e këshillit të mbrojtjes.
Pas hedhjes poshtë të materialit të dytë filloi puna për hartimin e materialit të tretë i cili ka filluar qysh në nëntor të vitit 1972 e vazhdoi deri në shkurt 1973. Për hartimin e këtij materiali tezat janë pregatitur dhe i ka parë Rrahman Përllaku dhe ata të dy kanë filluar punën. Qëllimi im ka qënë vetëm mbrojtja po unë isha konfuz prandaj ai edhe u pregatit me formulime të gabuara.
....
Unë që nga ajo kohë jam shkëputur prej këtij materiali, ndofta gaboj, por nuk e kam studiuar atë faqe për faqe. Kështu ëm kujtohet mua dhe kështu më rezulton kjo çështje nga verifikimet që kam bërë. Por, edhe sikur ta kisha parë, ndofta gjëndja e tij do të ishte njësoj. Materialin sekretari im e ka marrë të mbaruar më datën 4 prill 1973 në të njëjtën kohë e kanë marrë atë edhe shokët Petrit, Hito, Sadik e Rrahman. Gjatë punimit të materialit e kam porositur Rrahmanin në telefon s eunë do të punoja me tekstin që do të më dërgonte, se do të bëja vërejtjet e mija në fund fare, mbasi t akishim korrigjuar e sistemuar sipas vërejtjeve që do tu bënin shokët. Me kaq unë e mbylla këtë çështje. Pra materialin unë nuk e hapa fare në atë kohë. Por edhe sikur ta kisha hapur ndofta nuk do ta shikoja brendinë e tij të gabuar.
Gabimi im i rëndë qëndron në faktin se para se të autorizoja Rrahmanin, kur më kërkoi autorizimin me telefon që tua shpërndante për vërejtje drejtorave dhe komandantëve të korpuseve, gjë që është bërë më 14 maj 1973, duhet të kisha mbledhur shokët kryesorë dhe të vendosnim nëse qëndronte apo jo ky material, sipas premtimit që kisha bërë se do të mblidheshim gjë që nuk e mbaj mend ta kem thënë po sido qoftë kjo është rruga më ë drejtë. Atëherë unë përse nuk kam vepruar kështu? Logjika të çon në atë se unë i mërzitur në sedrën time mikroborgjeze i bindur se me gjithë dobësitë që mund të kish materiali, vendosa që ai të shqyrtohej dhe të bëheshin vërejtjet më parë nga drejtorët dhe komandantët e korpuseve, meqënëse atje është edhe shoku Petrit me Hiton.
Drejtorët si dhe shoku Petrit me Hiton ishin atëherë në Karpen të Kavajës në stërvitje shtabi. Dua të shënoj këtu se ky materiali nuk do të punohej në konferencë, çështja ishte të bëheshin vërejtjet nga drejtorët dy ditë para filimit të konferencës që do të bënin lidhur me materialet e plenumit të katërt të Komitetit Qëndror. Konferenca nuk kish asnjë lidhje me këtë material dhe unë kurrë nuk kam pasë menduar që këtë ta përhapja në ushtri akoma pa u mbaruar, bile mbasi të mbarohej ai duhej të paraqitej më parë për aprovim në këshillin e mbrojtjes, ndryshe nuk mund të bëhej mbasi aty kishte çështje që medoemos kërkonin aprovimin e këshillit të mbrotjes. Gabimi im i rëndë qëndron në faktin se mendimet e gabuara të miat, nuk ua raportova shokëve të këshillit të mbrojtjes të cilët në kohën e duhur do të kishin ndërhyrë dhe vënë në vend këtë punë të keqe, duke menduar si mikroborgjezë dhe si mendjemadh, që materiali të paraqitej i sistemuar kur të mbarohej.
...
Shokët Petrit, Hito dhe Sadik këtë material e kishin në dorë prej një muaji e gjysëm, ata sidomos Petriti, e dinin se materiali u qe shpërndarë drejtorëve, por mua më kanë vënë në dijeni vetëm një natë para se të bëhej mbledhja me drejtorët për të bërë vërejtje se materiali ishte i keq dhe duhej tërhequr dhe anulluar. Këtë njoftim unë e kam marrë nga Petriti me letër, prandaj autorizova me telefon tërheqjen menjëherë të tij se ndodhesha në Tiranë, duke punuar raportin që do të mbaja në konferencë, e cila do të mblidhej pas dy ditësh në Durrës. Unë e kërkova materialin dhe vërejtja se ai ishte i gjerë në tre tema.
Të nesërmen unë vajta në Karpen të shokët ku, në bisedë me Hiton, ky më tha se materiali që u ish dërguar të linte përshtypjen e luftës së manovruar. Edhe unë i thashë se nga shikimi i parë i shpejtë që kam bërë, kam vërejtje dhe në raportin që do të mbaja në konferencë vura një paragraf ku thuhej afërsisht që materialet teorike duhet të hartohen dhe të mbështeten plotësisht në terren. Me kaq u mbyll ky problem.
Pas konferencës që u bë në qershor 1973 nuk u ktheva ta shqyrtoja materialin, bile u them sinqerisht, edhe vërejtjet e drejta të drejtorëve të bëra me shkrim, i pashë pas takimit që bëra me shokun Enver më 15 qershor 1974. Atëherë përse nuk iu futa unë një shqyrtim të thellë të këtij materiali për të parë konceptet e mia të gabuara dhe për pjesën e të tjerëve, pavarësisht sa kanë ata përgjegjësi, përgjegjësinë kryesore e kam unë? Këtë nuk e kam bërë, sepse nuk më ka lënë sedra e sëmurë mikroborgjeze, megjithëse kurdoehrë kam menduar dhe kam njohur se niveli im për çështjet ushtarake nuk është në shkallën e shokëve. Mendjemadhësia më ka çuar në pikëpamjen që edhe unë i di problemet, prandaj në këtë rast kam thënë se megjithë dobësitë që ka materiali dhe që unë i kisha konstatuar dhe mund të korigjohen, krejt pa baza isha i bindur se tezat i di dhe se në zbërthimin dhe pasurimin e tyre nuk lajthis.
Të nesërmen, shoku Enver, në mbledhjen që bëmë te shoku Mehmet isha i bindur se nuk i kam shkelur tezat, bile te shokut Mehmet, u revoltova për këtë, meqënëse çështja që kisha në kokë u zgjat shumë, në muajin shtator, pasi u ktheva nga pushimet, fillova të shkruaj vetë një material prej 25 faqesh, ku kam përdorur termin e forcave “frenuese bllokuese” dhe “operative goditëse”. Dua të vë në dukje se edhe skemat e ndarjes së forcave të para në mënyrë të gabuar, unë forcat operative nuk i kam menduar as në shkallë brigate e korpusi të largohen ose të shkoqen nga brezat e dëmtuar të mbrojtjes po kam pasur kundërsulme dhe të mbushin të çarat e sistemit tonë të mbrojtjes nga pykëzimii armikut nga toka, deti apo ajri. Domethënë unë kam menduar që ato të veprojnë si forca aktive bashkë me forcat artmitraliere që janë në pozita të fortifikuara për të gjakosur, lodhur, rraskapitur e asgjësuar armikun në brezin apo në copën e tokës së dhënë. Sidoqoftë kjo nuk ka rëndësi dhe jam plotësisht dakort me konkluzionin që tërhiqet në analizë.
...
Në idenë time për ndarjen e forcave në forca “fenuese bllokuese” dhe “operative goditëse” veçanërisht në drejtimet kryesore bregdetare që janë fusha karakteristike të veprimeve luftarake, jam nisur nga analiza e gabuar në thellësi dh emeqënëse këto zona në bregdet armiku do ti sulmojë si nga deti dhe nga ajri dhe do të përdorë metoda të ndryshme luftimi, si grupe sulmi, metoda e luftimit gërryes që përveç aktivitetit të brendshëm të forcave artmitraliere dhe të cilësisë të mëdha rezistuese të sistemit të mbrojtjes që ka karakter të fortifikuar dhe të thellë dhe ë është në gjejde të tërheqë mbi vete zjarrin masiv të artilerisë, forcat operative ose esheleoni i dytë, duke qenë i vendosur në rajon mbrojtjeje ose në pozicion transversal kam menduar të jetë i lirë për të kaluar në kundërsulme ose për të mbyllur të çarat në sistemin e mbrojtjes.
Mbrojtja që ndërtojmë ne, kam menduar unë si në drejtimet taksore, ashtu edhe në ato bregdetare, por një mbrojtje të tunelizuar e pajisur me objekte permanente që do të godasë në mënyrë të befasishme armikun dhe do të prishë qysh në fillim kronologjinë dhe rendin e luftimit tipik klasik, si të marjes së brezave ë sigurimit në ecje ose të brezit të parë, ashtu edhe në bregdet me tempin e mësymjes që llogarit ai. Në këto breza ai duhet ti nënshtrohet luftimit, si në rajonin e fortifikuar, domethënë duke përpunuar, gjakosur, lodhur e raskapitur ti nënshtrohet konsumimit dhe asgjësimit nga ana jonë, kështu kam menduar unë, mbi bazën e kësaj analize kam dalë në ato konkluzione që janë të gabuara.
Si e kam pritur unë daljen e tezave të këshillit të mbrojtjtes mbi Artin ushtarak popullor të Ushtrisë Popullore të Republikës Popullore? Para daljess ë tezave ushtria jonë kish në dorë disa tekste të rëndomta, prandaj pregatitjen e tyre unë e kam quajtur si një fitore të madhe, si një armë të fuqishme që i vihej në dorë ushtrisë, si një punim i shtjelluar dhe i bazuar në analizën e lartë dialektike të faktorëve që veprojnë në luftë konkretisht në vendin tonë dhe që tregon e përcakton rrugët se si një ushtri e vogël, që sulmohet nga një armik i madh në numër ose një kualicion armiqsh, mund të fitojë mbi agresionin në luftën e shkallës së lartë me front e prapavijë.
...
Mesa di dhe ndjej, unë kurrë nuk kam vënë në dyshim drejtësinë e tezave, nuk kam pasur dhe nuk ndjej ndonjë rezervë ndaj tyre, kurrë nuk kam menduar dhe nuk i kam vënë detyrë vetes që tu kundërvihem atyre me qëllim të caktuar ose ti revizionoj ato. Por gabimet e mia në këtë fushë që praktikisht të çojnë në kundërvënie, e kanë burimin në cektësinë dhe në mungesën e analizës së thellë të sendeve dhe të fenomeneve.
Në mbledhjen e Këshillit të mbrojtjes që u bë për aprovimin e tezave, unë kam bërë vërejtjen se atje ka disa hollësi në norma të ndryshme. Shokët thanë se derisa këto të vihen në rrugë e të zbatohen drejt e konkretisht në ushtri, të qëndrojnë, bile kjo shprehje është vënë edhe në librin e tezave. Në mbledhjen e
këshillit të mbrojtjes unë kam bërë vërejtje për çështje parimore, sepse nuk kam pasur, kurrë nuk kam menduar dhe nuk mendoj se jam i aftë dhe kam mundësi të përpunoj një doktrinë të tillë ushtarake, siç janë tezat, sepse as punën time të rëndomtë nuk jam në gjendje të zbërthej ato, apo të përpunoj një temë e jo më të bëj një punë të tillë që as niveli dhe as mundësitë e mia nuk u përgjigjen. Në drejtim të tezave, sigurisht unë nuk kam punuar aq sa kanë punuar shokët Petrit e Hito e të tjerë, të cilët merren praktikisht me stërvitje, megjithatë një kontribut të thjeshtë jam munduar ta jap në këtë drejtim, megjithë të metat e mija.
Duke shqyrtuar theLlë punën time i kam venë pyetje vetes këto ditë me kembËngulje, por nuk shoh rrugë tjetër me të drejtë e efEktive për mbrojtjen e republikës Popullore të Shqipërisë, sesa rrugët e metodat që përcakton Arti ynë Ushtarak Popullor, që të gjitha çeshtjet i ka zgjidhur konkretisht në realitetin shqiptarë, në bazë të dialektikës materialiste- leniniste. Ai i bazuar në faktorët objektivë dhe subjektivë, që përkohësisht veprojnë në anën e armikut, përcakton që në kohën e parë ne duhet ti shmangemi efektit të tij negativ. Duke u mbeshtteur në këto rrethana e faktorë, koncepti i artit tonë Ushtarak përcakton se republika Poupullore e Shqipërisë është plotësisht në gjendje të ndeshet me fushën e luftës së armatosur me çdo, armik dhe koalicion armiqsh dhe të fitojë mbi ta, duke zbatuar konceptin strategjik sipas të cilit fitorja arrihet duke kaluar nga mbrojtja strategjike, në kundërmësymjen strategjike.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›