Topalli Integrimi ne BE mbetet objektiv kryesor per Shqiperine
Prioritetet e Presidencës polake të BE-së, ishin tema qendrore e bisedës në takimin mes Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ambasadores së Polonisë në Tiranë, Irena Tatarzinska.
Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Delegacionit të BE-së, Etore Sequi.
Kryetarja e Kuvendit bëri urimet më të mira për Presidencën polake, duke shprehur bindjen se kjo do të jetë një presidencë shumë e suksesshme.
“Shqiptarët, tha zonja Jozefina Topalli, e kanë ndjerë gjithnjë mbështetjen e Polonisë dhe ne të gjithë ju jemi shumë mirënjohës.
Gatishmërinë për këtë mbështetje të plotë gjatë presidencës tuaj, e gjeta dhe e ndjeva edhe gjatë vizitës zyrtare para pak ditësh në Poloni”.
Nga ana e saj, ambasadorja Tatarzinska, tha se populli polak sheh me admirim progresin e Shqipërisë në këto pak vite demokraci.
“Presidenca polake ka një ndër prioritet zgjerimin, dhe në këtë kuadër Polonia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiatës integruese të Shqipërisë”, tha ajo.
Topalli tha se vokacioni europian i shqiptarëve është themeli dhe energjia kryesore e të gjithë reformave progresive të Shqipërisë, ndaj dhe integrimi në BE mbetet një objektiv kryesor për ne.
Duke e njohur në vijim Kryetaren e Kuvendit me prioritet kryesore të presidencës polake, ambasadorja Tatarzynska veçori; thellimin e integrimit evropian veçanërisht përsa i përket bashkëpunimit ekonomik, sigurinë dhe promovimin e mëtejshëm të zgjerimit të BE-së.
Në takim u nënvizua edhe pesha dhe roli qendror që parlamentet kombëtare kanë marrë pas miratimit të traktatit të Lisbonës dhe Kryetarja e Kuvendit tha se dokumenti i prioriteteve të presidencës polake do t’u vihet në dispozicion të gjithë deputetëve duke u bërë një axhendë pune.