E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi, Komisioni i ligjeve shqyrton sot projektligjin

Komisioni parlamentar i ligjeve do të nisë sot shqyrtimin e projektligjit “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”, të ndryshuar” i cili u miratua disa ditë më parë nga Kuvendi.
 

Deputetët e mazhorancës miratuan më 27 qershor më parë me 71 vota pro shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projekt vendimit për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave.
 

Projektvendimi i cili parashikon hedhjen e të dhënave të numrit të popullsisë për efekt statistikor dhe jo për të bërë ndryshime në regjistrimin kombëtar të gjendjes civile apo listës së zgjedhësve, është interpetuar kohët e fundit si projketligji për regjistrimin e popullsisë, i kontestuar në vijimësi nga aleanca “Kuq e Zi” por edhe nga zëra brenda parlamentit.
 

Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, projektligji për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare pritet të rikthehet në Kuvend për t`u miratuar nen për nen në seancën e ardhshme të parlamentit.
 

Projektligji vjen në kushtet kur qeveria shqiptare ka parashikuar një tjetër census të popullsisë në tetor të këtij viti, çka bëri që të kalojë në parlament me procedurë të përshpejtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›