E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkembim akuzash per presione PD Rama shantazh KQZ-se dhe Kolegjit

Partitë kryesore në vend shkëmbejnë akuza për presione ndaj Kolegjit Zgjedhor.

Megjithëse gjatë fjalës së tij në asamblenë e socialistëve Edi Rama tha se nëse Kolegji nuk jep vendimin e duhur, kjo do të ketë pasoja të rënda për vendin, kësaj radhe janë socialistët që ngrenë akuza për presion ndaj gjykatësve.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj, tha se kanë qenë eksponentë të Partisë Socialiste që kanë bërë presion të vazhdueshëm ndaj Kolegjit Zgjedhor.

"Edhe sot, Rama vazhdoi me ritualin e sulmeve dhe akuzave te pabaza ndaj procesit zgjedhor. Ai ka ngritur tashmë mbretërinë e tij të spekulimit dhe të luftës politike pa përmbajtje në përpjekje për të dëmtuar një garë ku ai nuk fitoi.

Të gjithë e dinë se dhunë dhe presion në këtë proces ka ushtruar vetëm z.Rama. I pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve dhe nga vendimet e institucioneve të pavarura, z. Rama ka ushtruar vazhdimisht shantazh, ndaj KQZ dhe ndaj Kolegjit Zgjedhor", tha ajo.

Të mërkurën, Kolegji pritet të vendosë mbi ankimimin e fundit të opozitës sa i përket Tiranës.

Ankimimi synon përsëritjen e votimit në kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›