Ambasadorët: Prokuroria të zbardhë “21 janarin”
19/01/2012 Deklarata e përbashkët e ambasadorit të SHBA-ve, të BE-së dhe kreut të OSBE-së në Shqipëri
“Prokuroria është institucioni i duhur për ta kryer këtë hetim dhe ka mbështetjen tonë”
Trojka e ndërkombëtarëve në Tiranë i ka bërë thirrje dje prokurorisë Shqiptare që të bëjë zbardhjen e demonstratës së dhunshme të 21 janarit, pasi sipas tyre populli shqiptar më të drejtë pret që të jepet drejtësi. Deklarata e përbashkët e ambasadorit të SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së vjen vetëm pak ditë para kremtimit të përvjetorit të demonstratës së 21 janarit të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. “21 janari 2011 ishte një ditë e dhimbshme në historinë e afërt të Shqipërisë, ku pati demonstrata të dhunshme në kryeqytetin shqiptar. Në atë ditë tragjike u vranë katër protestues dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, përfshirë protestues të tjerë, kalimtarë dhe oficerë policie. Dëshirojmë edhe një herë të shprehim dhembshurinë për anëtarët e familjeve të viktimave të kësaj dhune të pakuptimtë dhe të pafalshme. Është e nevojshme që të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjet e 21 janarit nëpërmjet një procedure të besueshme gjyqësore, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës e të pavarur, të lirë prej ndërhyrjeve politike. Populli shqiptar me të drejtë pret që të jepet drejtësi. Në këtë kontekst, besojmë se zyra e prokurorisë shqiptare është institucioni i duhur për ta kryer këtë hetim dhe ai institucion ka besimin dhe mbështetjen tonë të plotë”, - thuhet në deklaratë. Më tej ambasadori Arvizu, Sekui dhe Volfart theksojnë se “sigurimi i respektit për shtetin ligjor është një element thelbësor i shoqërive demokratike dhe një parakusht për përparimin drejt integrimit në BE, kjo është gjithashtu pjesë e aspiratave të popullit shqiptar”. Ndërsa lidhur me ceremoninë përkujtimore që do organizohet nga Partia Socialiste pas dy ditësh ambasadorët nënvizojnë: “21 janari 2012 duhet të jetë më tepër se një ditë përkujtimore. Duhet të jetë gjithashtu një rast për të gjithë qytetarët shqiptarë që të shohin drejt së ardhmes dhe për forcat politike që të forcojnë dialogun e tyre politik, bashkëpunimin mbi integrimin në BE dhe procesin e reformave.” Për këto arsye “ne nxitim udhëheqësit politikë të Shqipërisë t’u japin përparësi interesave të vendit dhe atyre të qytetarëve të tij para çështjeve partiake dhe të përqendrohen që të punojnë së bashku mbi hapat konkretë, që në mënyrë vendimtare ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e reformave në vitin 2012”.
Familjarët e viktimave të 21 janarit letër ambasadorit Arvizu
Dy ditë më parë familjarët e viktimave të 21 janarit përmes një letre i kërkuan ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu që të nxisë zbardhjen e ngjarjes dhe gjykimit të fajtorëve. “Vrasjet e 21 janarit lindën të zbardhura, të filmuara në sytë e gjithë botës. Vrasjet lindën të qarta, por për fat të keq janë bërë dhe bëhen përpjekje për t’i turbulluar rrugës, me qëllim që e vërteta të mos dalë kurrë. Ne kemi bindjen se ju dhe vendi juaj nuk mund të pajtoheni në asnjë mënyrë me zvarritjen, mjegullimin dhe dështimin e këtyre hetimeve”, - thuhet në letër.