Kalo: Klinikat e palicensuara të rrezikshme për shërbimet që ofrojnë
19/01/2012 Abuzimi i mjekëve. Vendimi vetëm pas autopsisë
“Institucionet mjekësore që janë të palicensuara janë praktikisht të rrezikshme për praktikën që ofrojnë. Që të kemi një siguri më të madhe për shëndetin, këto klinika duhet të jenë të akredituara.” Deklarata është bërë nga kreu i Qendrës së Vlerësimit dhe Akreditimit të Spitaleve Isuf Kalo gjatë takimit të zhvilluar me drejtuesit më të lartë të shëndetësisë lidhur me akuzat e vazhdueshme të lëshuara në drejtim të bluzave të bardha për vënien e diagnozave dhe trajtimeve të pakujdesshme, arsye të cilat kanë çuar në humbjen e jetës së pacientëve. Duke i klasifikuar klinikat e palicensuara si tepër të rrezikshme për shëndetin, Kalo ka kërkuar që askush të mos fajësojë kot mjekët për vdekjen e pacientëve gjatë apo pas trajtimit nëpër spitale pa u bërë më parë ekspertiza e plotë e ngjarjes. Për këtë u është kërkuar ekspertëve që të ndihmojnë në fuqizimin e shërbimit të anatomisë patologjike, pasi vetëm nëpërmjet këtij shërbimi jepen edhe arsyet e vërteta në rastet të vdekjes së pacientëve, arsye të cilat duhet të mësohen vetëm pas autopsisë dhe kryerjes së gjithë analizave të nevojshme. "Nga burojnë rreziqet në sistemin shëndetësor? Janë derivat i vetë kujdesit, faktorë të lidhur me diagnozën, terapinë organizative etj. Janë praktika të mbartura nga vetë pacientët për hir të statusit të tyre, që kur vijnë janë të rrezikuar ose kanë një shëndet paraprakisht delikat e të dobësuar, qoftë nga ana gjenetike, qoftë si pasojë e ambientit, por dhe nga faktorë të shëndetit publik si epidemitë etj., të cilët paraprakisht ndihmojnë ose keqësojnë situatën", - tha Kalo. Vetëm pas verifikimit të këtyre faktorëve mund të ngrihet akuza ndaj mjekut në rast të dhënies së trajtimeve të pakujdesshme ndaj viktimës.