Interpoli: Linjat e heroinës afgane, Shqipëria pjesë e rrugës jugore
19/01/2012 Raporti i plotë. Nisja nga “babasët” turk e kalimi në Evropë. Linja e emigracionit të paligjshëm
Interpoli është mjaft specifik në identifikimin e rëndësisë së vërtetë të Evropës Juglindore në tregun e sotëm evropian të narkotikëve dhe emigracionit të paligjshëm. Lajmin e bën të ditur www. worldpress.org. Sipas hulumtimit të Interpolit, dy janë rrugët kryesore që janë përdorur për të kontrabanduar heroinën: Rruga e Ballkanit, e cila kalon përmes Evropës Juglindore, dhe Rruga e Mëndafshit, e cila shkon deri në Azinë Qendrore. Rruga e Ballkanit është e ndarë në tri nënrrugë: rrugën jugore që kalon nëpër Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali. Më tej, ekziston rruga qendrore që kalon nëpër Turqi, Bullgari, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, dhe Italia apo Austria. Së fundi është rruga veriore që shkon nga Turqia, Bullgaria dhe Rumania në Austri, Hungari, Republikën Çeke, Poloni apo Gjermani. Sasi të mëdha të heroinës janë të destinuara për Holandën ose Mbretërinë e Bashkuar dhe nga atje droga shpërndahet në tregjet fqinje si Irlanda apo Skandinavi. Duke iu referuar këtij raporti të Interpolit mësohet se pika spirancë për Ballkanin është Turqia, e cila mbetet një fushë e madhe në skenën e drogës dhe një rrugë e sigurt transporti për heroinën e destinuar për tregjet evropiane, kryesisht për shkak të arsyeve gjeografike. Historikisht, rruga e Ballkanit është lidhja kryesore me rrugë tokësore mes Azisë dhe Evropës. Çdo vit në këtë rrugë kalojnë rreth 2 milionë kamionë, 300.000 anije dhe 6 milionë makina, pa llogaritur trafikun kombëtar të autostradës. Mënyra më e zakonshme për transportin e heroinës është në sasi relativisht të vogël nga 10-150 kg, e fshehur në kamionë. Duke marrë parasysh shkallën e tregtisë së ligjshme tregtare në rrugë ballkanike është praktikisht e pamundur për të luftuar këto aktivitete nëpërmjet policisë apo doganave. Për shembull, vlerësohet se vetëm një nga 50 kamionë kontrollohet në kufijtë e shumicës së vendeve të Evropës Juglindore.
Shqipëria në hartën e trafiqeve
Raporti i Europolit e klasifikon Shqipërinë si shtetin që përfshihet në një prej dy linjave kryesore nga ku trafikohet heroina, Rruga e Ballkanit. Kjo linjë përfshin rrugën jugore të trafikut të heroinës afgane. Sipas ekspertëve, heroina që ndjek këtë linjë vjen në Shqipëri nga Turqia, kur ka kaluar së pari Greqinë. Më tej heroina transportohet për në Itali, kryesisht e fshehur në kamionë, përmes rrugëve detare.
Pika të nxehta
Pika doganore në Gurbulak, në provincën e Agrit, fshati i parë turk, pasi kalon kufirin me Iranin, është kalimi kryesor i përdorur nga trafikantët e më pas nga Turqia kalon Bullgari dhe në Evropë. Sipas hetimeve italiane, aty kalojnë rreth 20.000 kamionë në ditë. Fiset gjysmë-autonome kurde kanë tendencë të mbledhin kuotat për të gjitha dërgesat e paligjshme, të ndihmuar nga zyrtarët lokalë të korruptuar. Pasi ngarkesa e madhe hyn në territorin turk që vjen kryesisht nga Afganistani, nëpërmjet Iranit, ajo shkon drejt rajonit metropolitan të Stambollit, një shtrirje urbane me më shumë se 15 milionë njerëz. Produkti shkarkohet në mënyrë të fshehtë në magazina, dhe atëherë niset drejt Evropës. Është vlerësuar se 37 për qind e heroinës afgane, ose 140 ton nisen nga Afganistani përgjatë rrugës së Ballkanit, për të përmbushur kërkesat. Shumica e heroinës së bllokuar në botë është kapur përgjatë kësaj rruge. Mes tyre, Irani dhe Turqia janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e heroinës së kapur globalisht në vitin 2008. Pasi dërgesat janë ruajtur në Stamboll, ato rieksportohen ose drejt Ukrainës ose në portin e Odesës, me ndihmën vendimtare të bandave kryesisht të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Rruga tjetër kalon drejt Greqisë apo Bullgarisë me anë të rrugëve tokësore duke përdorur si nyje transporti qytetin e Edirnesë dhe ndihmën e kriminelëve lokalë. Sasi të vogla droge udhëtojnë me anë të anijeve turistike në ishujt grekë të Egjeut dhe së fundmi nga ajri, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Ataturkut, lidhur me aeroportet kryesore evropiane. Personat përgjegjës për udhëtimin e drogës nga kufijtë e Iranit deri në Ballkan janë bosët turk, të njohur lokalisht si “Babas,” që do thotë babai, e ngjashme me “El Padron”, siç njihet në Amerikën Latine. Babasët bazohen kryesisht në fushat e Anadollit të lartë të Turqisë dhe kanë qasje me një numër të madh vartësish që punojnë me kohë të plotë me ta, si shoferë, furnizuesit e logjistikës, pronarët e depove, udhëheqësit e pastrimit të parave apo të profesioneve të tjera. Raportet e lajmeve kanë vlerësuar se rreth 25.000 njerëz janë të zënë me kohë të plotë në këtë tregti të paligjshme në vend dhe kanë ngritur një rrjet në qindra qytete dhe fshatra përgjatë “rrugës së heroinës”. Irani dhe Turqia nuk kanë regjim vizash mes tyre dhe kontrollet kufitare janë të dobët në shumë raste, duke mundësuar një rrjedhë tepër të qëndrueshme të heroinës pa probabilitetin e ndërprerjeve strategjike. Faktorë të tjerë që luajnë një rol vendimtar janë popullatat kurde në zonën e tri kufijve Turqi-Irak-Iran që lehtësojnë trafikun e narkotikëve, në mënyrë që të rrisin kapitalin, duke përdorur edhe korrupsionin në vendet e Ballkanit. Për më tepër, nuk duhet të neglizhohet prania e rrjeteve të fuqishme si Ndrangheta italiane, klanet e Malit të Zi, bosët turk, rusët, ukrainasit, qelizat e Kaukazit dhe grupet serbe.
Implikime më të gjera
Narkotikët janë të lidhur indirekt me emigracionin e paligjshëm dhe kontrabandën e armëve. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se unaza e paligjshme e prostitucionit në Ballkan është e lidhur direkt me narkotikët. Për shembull, në dhjetor të vitit 2009 zyrtari i OKB-së për antidrogën dhe krimin e organizuar, Antonio Maria Kosta deklaroi se paratë e paligjshme të drogës kanë shpëtuar industrinë bankare nga kolapsi. Ai pohoi se kishte parë prova se të ardhurat e krimit të organizuar ishin “i vetmi investim kapital likuid”, në dispozicion të disa bankave në prag të kolapsit. Kështu, rruga e heroinës së Ballkanit është gjithashtu një mënyrë indirekte për të gjeneruar fitime të korporatave. Narkotikët janë një karrem për kriminelët, sepse ata janë duke lëvizur shpejt për ta kthyer investimin.
Emigracioni i paligjshëm
Parimi bazë i trafikimit të qenieve njerëzore në Evropën Juglindore është “Ti hyn nga Irani dhe del nga Greqia”. “Trafikimi i njerëzve në Evropë nëpërmjet Turqisë është i bazuar në një linjë të tip Ford”,- thotë specialist turk i sigurisë, Profesor Icduygu, “dhe ajo përfshin grupe të vogla të trafikantëve të ashtuquajtur kacakcilar, secili prej të cilëve siguron kalimin e emigrantëve nga e kufirit në tjetrën, nga një qytet në tjetrin”. Në 2011 shtypi grek ka zbuluar një raport sekret nga shërbimi i zbulimit grek që ka identifikuar një rrjet njerëzish të lidhur me industrinë e emigracionit të paligjshëm, të cilët financohen edhe nga OJQ-të, me qëllim për të manipuluar opinionin publik në pranimin e futjen masive të emigrantëve të paligjshëm në vend. Raporti përmend një rrjet të transaksioneve të paligjshme monetare me qëllim për të kontrolluar sektorët e veçantë të ekonomisë lokale. Që nga viti 2008, Greqia ka qenë pika kryesore e hyrjes për emigrantët e paligjshëm nga Azia në Bashkimin Evropian. Trafikantët e qenieve njerëzore kanë edhe një ndarje të punës dhe i kushtojnë vëmendje të veçantë dy sektorëve: dokumenteve dhe strehimit. Sektori i parë është një treg që lulëzon në Evropën Juglindore ku lëshohen pasaporta të rreme dhe ndryshime identiteti në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave. Në mënyrë rutinore turistët nuk janë rrëmbyer për vlerën e pasurisë së tyre, por kryesisht për pasaportat që ata mbajnë, të cilat falsifikohen dhe u shiten ofertuesve. Tregu i strehimit është gjithashtu jashtëzakonisht fitimprurës. Një apartament 40 m katror në një ndërtesë 50-vjeçare në qendër të Athinës, merret me qira për 100 deri në 150 euro në muaj, nga trafikantët, të cilët strehojnë aty refugjatët, duke u marrë nga 5 euro në ditë.
Greqia si një epiqendër rajonale
Rreth 400.000 deri në 500.000 emigrantë të paligjshëm nga vendet aziatike dhe afrikane janë në Greqi aktualisht dhe shumica e tyre duan të lëvizin në pjesën veriore të Evropës. Në qoftë se Bullgaria dhe Rumania hynë në lëvizjen e lirë Shengen në BE, trafiku i madh i këtyre njerëzve pritet në kufijtë greko-bullgare. Tashmë përpjekjet e trafikantëve për të testuar sistemin e kontrollit të kufirit në këto dy vende, janë bërë. Në Serbi autoritetet lokale jozyrtarisht vlerësojnë se 20.000 njerëz, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani janë bllokuar, në territorin, ku nuk lejohet lëvizja drejt Evropës Perëndimore dhe të gatshëm për t’i riatdhesuar përsëri. Gjatë tre viteve të fundit, Greqia, veçanërisht në Athinë, është bërë qendra koordinuese për transportimin e emigrantëve aziatikë të paligjshëm nga Ballkani në Evropë. Metoda të sofistikuara të operacioneve përdoren nga rrjetet kriminale. Shtetas sllovakë apo hungarezë veprojnë si “ndërmjetës”për grupet kriminale që japin shtëpitë me qira në Athinë rekrutojnë aziatikë që duan të transferohen në Evropë, me bashkëpunimin më së shumti të kriminelëve grekë dhe shqiptarë. Në shumë raste gratë e reja nga vendet e Evropës qendrore martohen me aziatikët (martesa e bardhë) në mënyrë që të krijohen dokumente ligjore për nigerianët, iranianët dhe pakistanezët në veçanti, të cilët paguajnë 4.000 deri në 8.000 euro secili. Që nga viti 2010, misionet diplomatike nga vendet e Evropës Qendrore kanë njoftuar autoritetet greke se këto rrjete kriminale kanë marrë edhe kontrollin e “kishave misionare”, lokale. Çështjet e tregtisë së heroinës dhe emigracionit të paligjshëm në Evropën Juglindore kanë alarmuar edhe autoritetet ndërkombëtare, të tilla si Interpol dhe Europol, por edhe DEA-n e SHBA-ve, SOCA-n e Britanisë së Madhe dhe agjencitë e ndryshme të tjera të sigurisë.