E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadoret braktisin hotelet

Diplomatet e pare te Kosoves, te cilet dy muaj me pare u shperndane ne dhjete qendra te rendesishme te botes, tashme kane braktisur hotelet duke u vendosur ne disa objekte qe jane marre me qira nga Ministria e Puneve te Jashtme. Ky duket te jete nje hap i rendesishem drejt konsolidimit te sherbimit te jashtem te shtetit te ri. Kujtim Shala, keshilltar i ministrit te Jashtem, ka thene se shumica e ketyre objekteve do te jene per nje vit ne shfrytezim te perfaqesive te Kosoves. "Te ngarkuarit me pune me nuk banojne ne hotele, pasi kane dal ne disa objekte qe jane marre me qira. Ata kane identifikuar objektet qe t'i marrin me qira per nje vit", ka thene Shala per "Express". Keto objekte jane marre ne Uashington, Londer, Paris, Berlin, Rome, Bruksel, Ankara, Vjene dhe Berne. Nderkaq ne Tirane, shteti shqiptar tashme ka ndare nje objekt per perfaqesine e Kosoves e ku eshte vendosur prej disa javesh i ngarkuari me pune, Gazmend Pula. Presidenti i Republikes, Fatmir Sejdiu dekretoi ne muajin qershor hapjen e dhjete ambasadave te para te Kosoves. Ne mungese te ligjit, nderkaq, ai vendosi qe te emeroje dhjete te Ngarkuarit me Pune. Te premten, Qeveria e Kosoves miratoi Projektligjin per Sherbimin e Jashtem dhe Projektligjin per Sherbimin Konsullor, duke i proceduar njeheresh ato per miratim ne Kuvend. Miratimi i ketyre ligjeve do t'i mundesoje Ministrise se Puneve te Jashtme qe te hape konkurs per dhjete ambasadoret e pare te Kosoves. Kujtim Shala, keshilltar i Ministrit te Jashtem, tha se pritet qe konkursi te hapet shume shpejt. "Sipas ligjit, ambasadoret zgjidhen me konkurs", ka thene ai. "Konkursi, natyrisht do te hapet edhe per dhjete ambasadat e para, ku tashme jane vendosur te ngarkuarit me pune".

Fazat e shtrirjes se perfaqesive te shtetit te ri neper bote

Kosova planifikon qe te kete nje rrjet relativisht te vogel te perfaqesive te saj ne bote. Faza e pare ka qene hapja e perfaqesive ne SHBA, Britani te Madhe, France, Gjermani, Itali, Belgjik, Turqi, Austri, Zvicer dhe Shqiperi. Nderkaq, faza e dyte, e cila eshte ne diskutim e siper, pritet t'i perfshije kryesisht vendet e rajonit. Keshilltari i ministrit Hyseni, Kujtim Shala ka thene se ne Ministri te Jashtme po diskutohet intensivisht per ceshtjen e hapjes se ambasadave te reja.

Shtrirja

Pervec Republikes se Maqedonise dhe Republikes se Malit te Zi, Kosova do te hape perfaqesine e saj edhe ne Kroaci, Slloveni, e sipas te gjitha gjasave edhe ne Portugali, i cili konsiderohet nje vend me ndikim ne boten latine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›