E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihaj: Statusi i pavaresise, rishqyrtim "Ahtisarit"

Deputeti i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Adem Salihaj, thote se ligjet e dokumentit te Ahtisarit kane kaluar ne Kuvend pa asnje shqyrtim, andaj ai vlereson se tani kur ne Kosove ka nje status te zgjidhur, keto ligje duhet t'i nenshtrohen rishikimit dhe rishqyrtimit ne Kuvend. "Ju e dini si i kemi kaluar ligjet e pakos se Ahtisarit. Te gjitha jane kaluar brenda 24 oresh, pa debat bile as qe i kemi lexuar, sepse mundesite teknike e praktike nuk kane qene as qe t'i lexojme e lere me, qe te bejme ndonje vleresim apo korrigjim.", thekson Salihaj. Ai mendoni se tani ne proces, kur pavaresia eshte realizuar, mund te konstatohet se keto ligje, ndoshta per shkak te ngutjes apo ndonje arsyeje tjeter, nuk kane mundur te harmonizohen sa duhet me Kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe atehere domosdo lind nevoja qe ato te rishikohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›