Kuci: EULEX-i te jete funksional
Qeveria e Kosoves kerkon nga misioni EULEX te jete funksional ne terren dhe te mos trashegoje metodat e menaxhimit te UNMIK-ut. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, u shpreh se ka nisur punen mbare dhe se nuk ka nevoje per shqetesime dhe se do te funksionoje sipas Kushtetutes se Kosoves dhe jo sipas Rezolutes 1244. Ne mbledhjen e fundit te qeverise u miratuan 10 projektligje dhe disa projekt-vendime te Ministrive dhe u miratuan emerimet e dy zevendesministrave. "EULEX-si te jete funksional, jo vetem prezent dhe te mos e kete nje zhvendosje te statuskuos nga UNMIK-u ne nje statuskuo tjeter, por te kemi nje mentalitet dhe nje menaxhim krejt ndryshe, i cili do te jete ndryshe, i cili do te jete shume me aktiv dhe gjithmone ne konsultim dhe ne bashkepunim te plote me institucionet e Kosoves dhe me nje pelqim paraprak per vendimet qe marrin", ka thene zv/kryeministri Kuci.