Kosova rishikim pikave te "Ahtisarit"
Deputetet e Kosoves do te angazhohen per rishqyrtimin e ligjeve qe burojne nga pako e Ahtisarit. Rreth 50 te tilla, te cilat jane miratuar pa pelqimin e pales kosovare, do te rishikohen serish per shkak te ndryshimeve qe po ndodhin ne shtetin e ri, per te harmonizuar keshtu Kushtetuten dhe aktet e tjera juridike. Shkaku i nderhyrjes nga dokumenti gjitheperfshires per statusin, perkon me faktin se keto ligje jane te miratuara ne pako, pa dhene me pare Kuvendi i Kosoves pelqimin dhe shqyrtimin e saj. Perpos kesaj, keto ligje jane miratuar ne baze te procedurave te shpejtuara dhe per kete fakt zyrtaret vendore e mendojne si te arsyeshme kalimin pike per pike te ketij plani dhe miratimin e ndryshimeve ne parlament. Ato sqarojne se ka raste kur nene te caktuara te ketyre ligjeve nuk jane ne harmoni me Kushtetuten dhe aktet tjera te larta juridike te Kosoves. Kryetari i Komisionit per legjislacion ne Kuvendin e Kosoves, deputeti Bahri Hyseni, deputet nga radhet e PDK-se, u shpreh dje se Kuvendi do te jete i gatshem qe ne cdo rast te konfliktit ndermjet ketyre ligjeve me Kushtetuten e Kosoves, t'i riktheje ato ne shqyrtim dhe harmonizim. "Do t'i pershtatemi rrethanave aktuale qe i kemi ne Kosove. Ne momentin kur keto ligje behen te paimplementueshme, ballafaqohen me aktet juridike, nuk mund te zbatohen, apo shihen pengesa, atehere natyrisht qe institucionet e Kosoves duhet te shikojne menyrat se si te dilet nga situata dhe mund te filloje edhe ceshtja e plotesimit dhe ndryshimit te ketyre ligjeve, qe eshte pak me e komplikuar", tha Hyseni. Mirepo sipas tij, nuk eshte pengese qe institucionet kur shohin se jane te pazbatueshme, t'i fillojne procedurat per t'i ndryshuar dhe plotesuar ato. Nderkohe, deputeti i AAK-se, Ahmet Isufi thote se ligjet duhet te harmonizohen me rrethanat ekzistuese. Miratimi i ketyre ligjeve ne pako, sipas Isufit, ishte nje rast i vecante ne kohen e pas-shpalljes se pavaresise, per te zbatuar obligimet qe kishte marre Kosova. Por, shton ai, keto ligje ne vazhdimesi duhet t'u pershtaten rrethanave aktuale, andaj edhe pritet qe Kuvendi, kohe pas kohe, t'i nxjerre ato ne shqyrtim dhe harmonizim me Kushtetuten e Republikes se Kosoves. "Jane ligje te cilat ne te ardhmen duhet te shqyrtohen, per arsye se duhet te bazohen ne Kushtetuten e Kosoves, por edhe ne realitetin e Kosoves, se ne kurre nuk do te kemi gjendje statike ne shoqerine tone. Prandaj, shqyrtimi i tyre duhet te behet sa me shpejt qe te jete e mundur, ne menyre qe te kemi ligje te bazuara ne realitet dhe po ashtu te zbatueshme ne praktike", thote Isufi. Ai sqaron se edhe pakos se Ahtisarit, si nje dokument i "ngurte", do t'i duhen ndryshime, ne varesi te zhvillimeve e rrethanave qe do te krijohen. Miratimi i dhjetera ligjeve qe burojne nga dokumenti i Ahtisarit ishte pjese e zbatimit te obligimeve qe kishte marre Kosova para bashkesise nderkombetare. Keto ligje rregullojne segmentet dhe fushat kryesore shteterore.