E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr leje nga burgu, arratiset shqiptari

LUGANO - Nje shqiptar i denuar, i cili do te deportohej per ne Shqiperi, eshte arratisur ne nje burg ne Lugano. I riu, emrin e te cilet policia nuk e ka bere te ditur, eshte larguar nga vendi i vuajtjes se denimit dhe ka humbur te gjitha gjurmet, duke u fshehur. Lajmi eshte konfirmuar nga policia, per median italiane, qe kane hetuar per ngjarjen. Burimet nga drejtoria e burgut, kane shpjeguar se, nje qytetar shqiptar i burgosur ne seksionin e jashtem te burgut, i ishte dhene nje leje per te dale nga ana e autoriteteve te Gjeneves, qe kishin dhe pergjegjesine per te denuarin. Lejen shqiptari e kishte marre sipas te gjitha rregullave te shtetit zviceran.

Por pasi ka marre lejen eshte larguar dhe nuk eshte kthyer me. Ka qene 11 tetori i ketij viti, kur i riu kishte marre lejen prej gjashte oresh por nuk eshte kthyer me. Ndaj tij eshte leshuar nje urdher arresti, per akuzen e "largimit nga vendi i vuajtjes se denimit". I arratisuri sipas te dhenave te policise, kishte marre urdhrin e perjashtimit nga Zvicra, dhe do te sillej ne Shqiperi, pasi kishte per te vuajtur nje denim, por pa e specifikuar ate. Mbi arratisjen e shqiptarit, eshte hapur nje hetim per te ndertuar skemen e arratisjes se tij, per dhenien e lejes si dhe personat qe e kane ndihmuar ate qe te largohej.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›