Ambasadorët e BE: Korrupsioni, lajm i keq
Një ditë pas vendimit për marrjen në konsideratë të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, ndërkombëtarët i japin një "shuplakë" qeverisë për korrupsionin. Ambasadorët e Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe i ngarkuari me punë i Suedisë u njohën dje me indeksin e perceptimit të korrupsionit 2009 të
publikuar nga "Transparency International" më 17.11.2009. Në një deklaratë të përbashkët për median, diplomatët theksuan se ky sondazh është konsideruar si indeksi më i besueshëm për matjen e korrupsionit në nivel ndërkombëtar. Ambasadorët vlerësuan unanimisht se "rënia në rang ndërkombëtar e Shqipërisë është lajm i keq".
Ne shpresojmë, vijojnë ata, se kjo renditje do të inkurajojë fuqishëm Shqipërinë për të implementuar në mënyrë urgjente masa për ndryshimin e kësaj tendence dhe për të treguar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit në të gjitha
nivelet. "Kjo do të jetë thelbësore për të çuar para integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për përmirësimin e mjedisit të biznesit për të tërhequr më shumë investime ndërkombëtare të nevojshme", thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët. Ambasadorët përsëritën gatishmërinë e qeverive të tyre për të vijuar mbështetjen e Shqipërisë në këtë luftë kundër korrupsionit.
Kjo deklaratë e diplomatëve të akredituar në kryeqytetin shqiptar vjen vetëm një ditë pasi Këshilli i Bashkimit Europian i dha dritë jeshile fillimit të procedurave për shqyrtimin e aplikimit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Çështja e korrupsionit dhe përhapja e madhe e tij ishin objekt i progres-raportit të fundit të Komisionit Europian. Në këtë dokument, që përbën analizën vjetore të situatës në çdo vend, thuhej se korrupsioni mbetet i përhapur në mjaft sektorë jetikë. "Në tetorin e vitit 2008 është miratuar strategjia për luftën ndaj korrupsionit 2008-2013, e ndjekur më pas nga plani i veprimit që u miratua në janar 2009. Zbatimi i tyre ka filluar. Megjithatë, mekanizmat e zbatimit dhe afatet kohore reale mungojnë së bashku me treguesit e indikatorëve të monitorimit", shkruhej në progres-raportin e publikuar në muajin tetor. Komisioni Europian nënvizonte se transparenca në trajtimin e rasteve të dyshuara, pavarësisht pozitave të personave të përfshirë, do të ishte një tregues i qartë i pavarësisë së gjyqësorit. KE-ja kërkonte më shumë vullnet politik për të shkulur mbizotërimin e kulturës së mosndëshkimit.
Pak ditë më parë, edhe "Eurochambers", që është Shoqata e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Europiane, konstatoi në Bruksel se "është konfirmuar potenciali i madh i Ballkanit Perëndimor, vendet e të cilit duhet të intensifikojnë bashkëpunimin për të luftuar mungesën e transparencës dhe pasigurinë e shtetit ligjor në lidhje me kontratat tregtare". Sipas këtij vlerësimi, vendet që duhet të bëjnë hapa më të mëdha dhe për të cilat reformat janë më të rëndësishme, janë Shqipëria dhe Mali i Zi. Këto shtete, sipas "Eurochambers", duhet të çojnë përpara rrugën më të gjatë për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar shtetin e së drejtës.
D.Malaj