Ambasadoret e NATO-s Haxhinasto Ne oret e ardhshme presim ndihma

Te pranishem ne takim edhe ambasadoret e BE-se. Ministri falenderon Greqine Turqine dhe Italine per ndihmat e para
Ambasadoret e vendeve anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut dhe Bashkimit Evropian jane mbledhur dje ne kryeqytet per te diskutuar per situaten e renduar nga permbytjet ne zona te ndryshme te vendit. Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto i cili thirri kete takim ka falenderuar anetaret e NATO-s per gatishmerine e treguar. Ne menyre te vecante ai ka falenderuar Greqine dhe Turqine te cilat kane cuar ndihmat e para por edhe Italine Austrine si dhe vendet e tjera qe po asistojne per menaxhimin konkret te situates. Haxhinasto informoi gjithashtu se kerkesa kryesore drejtuar ambasadoreve ishin ndihmat ne cadra por edhe varka per shperndarjen e ushqimeve medikamenteve e ujit te pijshem. Ministri i Jashtem ka njohur me tej ambasadoret me te dhena konkrete lidhur me permbytjet.
Mbeshtetja e Aleances
Kreu i diplomacise shqiptare Haxhinasto thirri paraditen e djeshme ne nje takim ambasadoret e vendeve anetare te BE-se dhe te NATO-s te akredituara ne vendin tone per situaten emergjente te permbytjeve ne Shqiperi. Sipas tij nisur nga situata aktuale asistenca e vendeve te BE-se dhe te NATO-s behet teper emergjente dhe jetike. Ministri Haxhinasto u kerkoi ambasadoreve mbeshtetje dhe solidaritet ne keto momente te veshtira qe po kalon Shqiperia ndersa falenderoi ato vende qe tashme kane dhene kontributet e para. Ai ka falenderuar ne menyre te vecante Greqine Turqine per ndihmen e helikoptereve te cilet jane bere operative qe dje ne mengjes per te ndihmuar kryesisht personat e izoluar Italine per paketen e ndihmes qe ka derguar menjehere Austrine Kosoven dhe te gjitha vendet e tjera te cilat po asistojne ne menaxhimin konkret te situates. Ka nje reagim pozitiv dhe besoj se qe ne oret e ardhshme do te jepen edhe kontributet perkatese nga secili vend. Ndihmat dhe kontributet qe priten do te jene kryesisht ne nivelin bilateral - tha Haxhinasto lidhur me mbeshtetjen e vendeve anetare te NATO-s e BE-se. I pyetur per kerkesat me emergjente ministri tha Kerkesat me emergjente per momentin jane varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve mjekesore por gjithashtu edhe gjithcka tjeter qe ben te mundur strehimin dhe kalimin normal te kesaj situate te veshtire qe mund te jene cadrat apo pajisjet e tjera. Gjate takimit ministri i informoi ambasadoret ne lidhje me situaten e emergjences civile te krijuar ku si pasoje e permbytjeve ne Shqiperi mijera familje jane detyruar te evakuohen dhe demet materiale jane teper te medha. Sipas tij situata aktuale ka mobilizuar te gjitha nivelet e qeverisjes qendrore lokale ushtrine dhe policine si edhe struktura te tjera eksperte per ta perballuar sa me mire kete gjendje per te bere te mundur qe te sigurohet jeta e banoreve te zonave te permbytura dhe te kthehet sa me pare normaliteti ne keto rajone. Ministria e Puneve te Jashtme eshte ne ndjekje te vazhdueshme te situates per te cilen do te informoje perfaqesuesit e vendeve te NATO-s ne Shqiperi.