E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi-Rames Viziton Shkodren kur del dielli

Topalli Kreu i PS-se katil qesh kur te tjeret qajne. Mazhoranca Asnje drejtues i PS-se nuk eshte interesuar per nevojat e njerezve

Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi akuzon kreun e Partise Socialiste Edi Rama se po keqperdor politikisht permbytjet ne Shkoder. Sipas kreut te Transporteve asnje drejtues i selise roze nuk ka vizituar qytetin kur aty vijonin pa pushim reshjet e shiut dhe kur njerezit ishin ne veshtiresi. Sipas Olldashit qendrimi i socialisteve dhe vecanerisht i kreut te tyre Edi Rama eshte nje qendrim teresisht politik sepse ai e konsideron Shkodren si nje kosto politike. Akuza per kryesocialistin jane perseritur dje edhe nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas Kryeparlamentares Rama qesh me fatkeqesine e shkodraneve.

Akuzat ndaj Rames

Pas 5 ditesh ka dale dielli dhe ka 5 dite rresht dhe sot eshte koha per ta kujtuar qe asnje perfaqesues serioz i opozites shqiptare nuk eshte dukur ne Shkoder. Ka 5 dite qe askush nga drejtuesit e Partise Socialiste nuk ka hyre ne kete qytet. Nuk ka ardhur ketu te shikoje se cfare behet cfare veshtiresish kane njerezit cfare nevojash kane dhe te perpiqen te pakten dhe nuk e bejne kete sepse e konsiderojne Shkodren kosto politike sikurse e tha kryetari i tyre ne seancen e fundit parlamentare - deklaroi dje nga Shkodra ministri Olldashi. Kritika per kryesocialistin u bene edhe nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Une nuk kam pare ndonjehere dhe skam lexuar ne historine e vendit tim qe kur nje pjese e rendesishme e popullsise eshte ne ankth dhe frike kryetari i nje formacioni politike te qeshe - tha Topalli nga zonat e permbytura. Sipas saj ne historine e Shqiperise nuk ka ndodhur kurre qe nje kryetar i nje force politike te shkoje ne Pogradec te tallet te qeshe me ata banore te cilet vuajne ankthin dhe friken qe sjell uji dhe te flase per kutite. Kjo nuk eshte cinizem sadizem por kjo do te thote te jesh katil ne shpirt dhe te jesh kunder te gjithe atyre qe qajne qe kane lot ne sy edhe frike. Ai qesh kur te tjeret qajne dhe qan kur te tjeret qeshin. Kjo ka vetem nje emer ai eshte katil - deklaroi Kryeparlamentarja. Kryetarja e Kuvendit terhoqi vemendjen edhe per braktisjen e votimit nga deputetet socialiste te buxhetit te vitit 2011 ku jane perfshire projekte te fuqishme per infrastrukturen e Shkodres. Perpara dy ditesh kur Kuvendi i Shqiperise ishte mbledhur per te votuar buxhetin e vitit te ardhshem ne te cilin jane parashikuar shume investime per qarkun e Shkodres ashtu si edhe per qarqe te tjera ku ka projekte konkrete qe i sherbejne ketij qarku per te perballuar situata te veshtira me dukej gati e pabesueshme qe zoti Rama te urdheronte deputetet e PS-se te iknin nga salla dhe te mos votonin per keto fshatra te permbytura per kete qark ne veshtiresi per kete bashki qe eshte ne ankth nga uji qe e rrethon - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Ajo shprehu keqardhje edhe per deputetet socialiste te qarkut te Shkodres te cilet sipas saj edhe pse kane marre votat ne kete qytet nuk e kane vizituar ate qe ne ditet e para te permbytjes. Shpreh edhe keqardhjen me te madhe per ata qe jane deputete te Shkodres te Partise Socialiste qe kane marre votat ne qytetin e Shkodres dhe qe nuk kane ardhur ketu qe ne ditet e para atje ku Partia Socialiste ka marre votat. Ata nuk kane ardhur per tu qendruar afer qytetareve per tu thene nje fjale te mire - deklaroi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›