Permbytjet ne diten e 6-te Shkodra vazhdon luften me ujin

Basha Moti i paqendrueshem duhet te evakuoheni. Emergjenca dhjetra mjete ne dispozicion per te permbyturit. Shperndahen dhjetra tone ushqime e ndihma
Shiu ndaloi por lagjet e Shkodres vazhdojne te jene nen uje ndersa helikopteret dhe mjetet lundruese kane evakuuar me shume se 14 mije persona. Dita e kthjellet nuk ka sjelle shume te mira per banoret e zonave te permbytura dhe qendrueshmeria e motit eshte e pagarantuar per kete arsye ministri i Brendshem Lulzim Basha qe ndodhej dje ne zonen e Dajcit beri serish thirrje per evakuim te banoreve qe tashme jane te rrethuar nga uji. Situata eshte ende e rende dhe ende nuk mund te flitet per permiresim te saj per kete arsye u bej thirrje banoreve qe ndodhen ende ne shtepite e tyre tu pergjigjen thirrjeve te kryepleqve dhe kryetareve te komunave per evakuim - theksoi ministri i Brendshem qe prej ditesh ndodhet ne Shkoder. Basha theksoi se mjetet ajrore dhe lundruese ne dispozicion jane te shumta dhe se atje ku nuk eshte pranuar evakuimi eshte nderhyre duke dhene ndihme ne ushqime e uje. Sidoqofte ai shprehu edhe nje here domosdoshmerine per levizjen e banoreve nga zonat e mbuluara prej ujit.
Nderkohe Shkodra eshte futur ne diten e 6-te te permbytjes. Pas shume ditesh me reshje ne zona te tera nuk ka me rruge per te ecur por vetem hapesira per te lundruar. Ne lagjet periferike Xhabie Tophane Ajasem Bahcallek dhe Salo Halili niveli i ujit shkon deri ne 1 meter e 50 cm. Moti eshte permiresuar por nuk dihet sa do te zgjase kjo ndalese e shiut. Referuar te dhenave zyrtare te Shtabit te Emergjencave jane 14 mije hektare toke nen uje nje zone qe perfshin rreth 5 mije shtepi. Me te rrezikuarit nga permbytjet jane evakuuar dhe numri i tyre shkon ne 14 mije vete. Ne kete situate uji i pijshem eshte jetik dhe per kete ceshtje po merret Shtabi i Pergjithshem i Emergjencave. Ky i fundit po drejton edhe operacionin per furnizimin e banoreve me ushqime i cili po behet me helikoptere ne zonat ku rruget jane te bllokuara dhe me mjete te renda nga ku qarkullimi prej ujit eshte i mundur. Jane shperndare dhjetra tone uje ushqime e karburant. Ndihmat e shperndara fillojne qe nga uji buka fasulet orizi makaronat koncentrati per bagetite si dhe mijera litra nafte e benzine per barkat qe jane vene ne sherbim te qytetareve ne qytetin e Shkodres e me gjere.
Zonat ku operacioni i furnizimit me ushqime vijon me intensitet si prioriteti kryesor pas kujdesit per evakuim e shpetim jetesh njerezore eshte shtrire ne Bashkine e Shkodres dhe komunat Dajc Guri i Zi Bushat Berdice Velipoje Ana e Malit dhe Rrethina. Frika nga semundjet ne nje situate si kjo mbetet e pranishme ne cdo moment ndaj dhe medikamentet po shperndahen ne te gjithe zonen.
Sikurse raporton Shtabi i Emergjences kritike mbetet situata ne komunat Bushat ne Malin e Jushit ku uji ka depertuar drejt fshatrave Barbullush Rranza dhe Fshat i Ri duke e shnderruar zonen e Nenshkodres ne nje liqen. Edhe komuna e Dajcit dhe ajo e Velipojes jane te bllokuara dhe aty mund te shkosh vetem me varka.
Mjaft biznese shqiptare i jane pergjigjur thirrjes per ndihme per banoret qe prej ditesh po vuajne pasojat e permbytjeve te medha. Kompani te medha kane ndermarre nje nisme humanitare duke u ardhur ne ndihme banoreve me uje te pijshem lengje frutash produkte ushqimore si vaj sheqer makarona biskota kafe.
Te dhena
Pako ushqimore 3 mije cope
Buke 8 mije cope
Uje i pijshem 80 tone
Oriz 2.2 tone
Makarona 90 kuintale kw
Vaj ushqimor 10 kw
Fasule 6 kw
Sheqer 8 kw
Miell 20 tone
Konserva mishi 36 kw
Detergjente 10 kw
Set fjetjeje 2 mije cope
Koncentrat per bageti 48 tone
Nafte 3 mije litra
Benzine 3 mije litra
Rruget situata deri ne mbremjen e djeshme
Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve njofton se situata e rrugeve e shkaktuar nga reshjet e shumta te shiut te cilat kane shkaktuar ngritje te nivelit te lumenjve tej normave si dhe rreshqitje te dherave eshte permiresuar ndersa ka ende rruge me probleme ne disa zona. Situata dje paraqitej si me poshte
Ne segmentin rrugor Qafe-Mali ndash Fierze ne vendin e quajtur Arrez Miliska ka ceduar 50 cm trupi i rruges ne nje gjatesi prej 50 ml. Eumlshte punuar nga firma kontraktore per karikimin e rruges per pasoje qarkullimi i mjeteve kryhet me veshtiresi per mjetet e uleta.
Qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet nga Mjeda ndersa qarkullimi per ne Muriqan kryhet vetem me mjetet e ushtrise.
Rruga per Shiroke eshte e bllokuar.
Ne hyrje te qytetit Shkoder para Uures se Bunes dhe te vendi i quajtur Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me lartesi te ujit rreth 1.7 m mbi rruge.
Segmenti rrugor Shkoder ndash Harku i Berdices ndash Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit deri ne 1.8 m. Eumlshte pezulluar qarkullimi i mjeteve nga rruget dytesore.
Segmenti rrugor Koplik ndash Dedaj ndash Boge eshte hapur per trafikun
Ne segmentin rrugor Shkoder ndash Hani i Hotit tek degezimi per Tamare ne distance rreth 1 km pa shkuar ne Dogane rruga eshte e bllokuar pasi uji mbi rruge eshte mbi 1 m. Kalimi vetem per mjetet e renda.
Ne segmentin rrugor Krume ndash Kam eshte shembur nje mur mbajtes me gjatesi rreth 30 ml ne afersi te Skatines. Eumlshte vendosur sinjalistika perkatese qarkullimi i mjeteve kryhet me nje kalim.
Ne segmentin rrugor Bajram Curri ndash Fierze km 11 lumi ka marre murin mbajtes te rruges shembur rruga qarkullohet me nje kalim.
Ne Shishtavec ka shembje te herepashershme por mjetet jane duke punuar per ta bere rrugen te kalueshme edhe per mjetet e uleta.
Segmenti rrugor Bujan ndash Fierze vazhdon te kete te njejtat probleme. Ne kete vend punetoret dhe makinerite e DRRR Kukes kane qene te pranishme dhe kane bere nderhyrjet e nevojshme per riparimet e perkohshme ne menyre qe te mos pengohet qarkullimi i automjeteve.
Segmenti rrugor Sopot ndash Bujan vazhdon te kete te njejtat probleme ne Uren e Bujanit si pasoje e reshjeve te shumta dhe fryrjes se lumit Valbone.
Ne aksin Lozhan ndash Moglice ka shkarje. Rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e larta si pasoje e prurjeve te aluvioneve nga lumi
Ne segmentin Peshkopi ndash Muhurr ndash Qafe-Draje rreth 5 km larg Muhurrit vazhdon te jete e bllokuar. Pjesa deri ne Rec eshte hapur nga mjetet e DRRR Diber.
Ne segmentin rrugor nga Burreli ne Milot ne 30-40 vende kane ndodhur shkarje dhe rruga eshte me nje kalim.
Ne afersi te nyjes se asfaltit te Burrelit ka dy shembje rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla. Ne kthesat e Klosit rruga eshte me nje kalim.
Ne Bulqize kalohet permes qytetit pasi unaza vazhdon te jete e permbytur.
Ne segmentin rrugor Cerrik ndash Gramsh eshte permbytur Ura e Banjes. Lartesia e ujit mbi ure eshte rritur akoma me shume duke perfshire edhe disa pjese te ketij segmenti te cilat tashme jane nen uje. Ky aks vazhdon te jete i permbytur eshte i bllokuar qarkullimi kryhet nga aksi Gramsh ndash Drize ndash Kacivel ndash Llixhe.
Ne segmentin rrugor Permet ndash Carshove ne Badlonje eshte hapur per trafikun.
Aksi rrugor Gjirokaster ndash Subash eshte hapur per trafikun.
Ne pjesen fundore te aksit rrugor Lushnje ndash Fier rruga vazhdon te jete e permbytur. Qarkullimi i automjeteve kryhet nga rruga e vjeter. Nga ana e DRRR Fier eshte vendosur sinjalistika perkatese.
Ne segmentin rrugor Rrashbull ndash 4 Rruget e Shijakut niveli i ujerave ka rene ndjeshem qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.