E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët e SHBA, BE e OSBE: Të shpallen me shpejtësi rezultatet

Tre ambasadorët, ai amerikan, Arvizu, ai i OSBE, Volfart dhe ai i KE, Sekui, dolën me një deklaratë në lidhje me shpalljen e rezultateve.

Qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve. Është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi, thuhet në deklaratë.

Sipas ambasadorëve është tepër e rëndësishme që procedurat për zgjidhjen e ankesave të jenë të qarta dhe të jenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Shqipërisë, përfshirë Kodin Zgjedhor.

Presim që të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik, thanë ambasadorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›