Ambasadorët europianë: Raporti i TIA-s, lajm i keq për Shqipërinë
Ambasadorët e Danimarkës, Francës, Gjermanisë Holandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe i ngarkuari me punë i Suedisë kanë reaguar sot lidhur me indeksin e perceptimit të korrupsiont 2009 të publikuar nga Transparency International. Në një deklaratë për shtyp ambasadorët europianë kanë theksuar se ky sondazh është konsideruar si indeksi më i besueshëm për matjen e korrupsionit në nivel ndërkombëtar. Ata deklarojnë unanimisht se rënia në rang ndërkombëtar e Shqipërisë është lajm i keq. "Ne shpresojmë se kjo renditje do të inkurajojë fiqishëm Shqipërinë për t ëimplementuar në mënyrë urgjente masa për ndryshimin e kësaj tendence dhe për të treguar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet" theksojnë ambasadorët europianë. Sipas deklaratës kjo do të jetë thelbësore për të çuar para integrimit e Shqipërisë në BE dhe për përmirësimin e mjedisit të biznesit për të tërhequr më shumë investime ndërkombëtare të nevojshme.