Rama: Berisha, pranoi të futet në një provim vjeshte

Kryetari i PS-së Edi Rama e ka cilësuar thirrjen e kryeministrit Berisha për bashkëpunim si një provokim të radhës për opozitën. Në një konferencë për shtyp Rama ka theksuar se opozita nuk ka çfarë të festojë me Berishën pasi ai është i vetmi fajtor për vonesën e shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat duke theksuar se Berisha pranoi të futej në një provim vjeshte. Rama gjithashtu ka theksuar se Berisha duhet të kërkojë falje për raportin e korrupsionit duke shtuar se Shqipëria është një prej vendeve që përgjigjja për shqyrtimin e kërkesës për statusin kandiat i është dhënë 7 muaj me vonesë duke shtuar se kjo vonesë është për fajë të keqqeverisjes se Berishës.
"Bashkimi Europian e hapi derën për ta futur Shqipërinë në provim e bëri jo për Berishën por se është koha e fundme për një vend të tërë që duhet të ishte në krye të proceseve të integrimit të Ballkanit" theksoi Rama.
Gjithashtu rama ka theksuar se Bashkimi Europian është e tronditur nga të dhënat e publikuara nga TIA për një vend që i ka shtrirë dorën miqësisht.