E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët kosovarë hezitojnë të shkojnë në Beograd

Ministria e Jashtme ende nuk i ka dhënë propozimet e saj për përfaqësuesin e Kosovës në Serbi, pavarësisht premtimeve të mëhershme se lista do të finalizohet brenda dhjetorit.

Burime të Express thonë se arsyet e vërteta të kësaj vonese lidhen me hezitimin e ambasadorëve kosovarë për të shkuar në Beograd.

Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ia ka dorëzuar Kryeministrit Hashim Thaçi akoma listën me propozimet për përfaqësuesin e Kosovës në Serbi.

Kjo u bë e ditur për Express nga zyrtarët e Kabinetit të Ministrit, Enver Hoxhaj, përmes një letre elektronike.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ende nuk e ka dërguar listën me kandidatët potencialë, të cilët do të mund të emëroheshin si përfaqësues të Republikës së Kosovës në Serbi”, thuhet në letër.

Emërimi i personit, i cili pritet ta përfaqësojë Prishtinën në Beograd, ishte paralajmërua të ndodhë qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Për këtë afat kohor ishte zotuar edhe vetë kreu i Qeverisë, Hashim Thaçi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›