E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadoret ne Kanada e Rumani kandidaturat ne Komisionin e Jashtem

Komisioni i Jashtem ka zhvilluar dje nje seance degjimore me kandidaturat per ambasadore ne Kanada dhe Rumani. Elida Petoshati eshte propozuar si ambasadore e Jashtezakonshme dhe Fuqiplote e Republikes se Shqiperise ne Kanada dhe Sami Shiba eshte propozuar si ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote ne Republiken e Rumanise. Gjate prezantimit per deputetet dy kandidatet e propozuar nga Ministria e Puneve te Jashtme theksuan karrieren e gjate ne fushen e diplomacise. Ata shprehen prioritetet e punes se tyre te ardhshme si ambasadore qe do te fokusohet ne ceshtjet e integrimit evropian bashkepunimit nderparlamentar ku nje rendesi e vecante do ti jepet diplomacise parlamentare. Kandidaturat per ambasadore theksuan gjithashtu se ne marredheniet mes Shqiperise dhe vendeve ku ata pritet te emerohen do te perqendrohen edhe ne bashkepunimin ekonomik ne investime turizem etj. Te dy kandidatet moren konsensusin e te gjithe deputeteve te Komisionit te Jashtem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›