E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e fleteve te votimit vendimi me daten 17 shtator

KQZ tre muaj kohe per pastrimin e kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kerkon tre muaj ne dispozicion per te hapur kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit seleksionuar materialet arkivuar disa prej tyre dhe asgjesuar fletet e votimit. Paralelisht me kete fakt eshte programuar qe i gjithe procesi i hapjes se kutive dhe asgjesimit te fleteve te votimit do te kushtoje 3162250 leke. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka realizuar bilancin financiar te ndare me zera dhe do te behet gati per zbatimin e vendimit i cili pritet te zyrtarizohet ne mbledhjen e 17 shtatorit. Ne projektvendimin qe do te diskutohet ne daten 17 parashikohet gjithashtu se per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme duhen afersisht 7 muaj kohe per pasoje KQZ duhet te nise menjehere nga puna per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet e dates 28 qershor 2009.

Projektvendimi

Drejtoria Juridike e KQZ-se ka bere gati projektvendimin qe pritet te diskutohet ne mbledhjen e 17 shtatorit. Ne kete mbledhje pritet te percaktohet data e sakte se kur do te nise djegia e fleteve te votimit por dhe gjithe procedura parapergatitore per zgjedhjet vendore te dekretuara tashme ne 8 maj te vitit 2011. Pas perfundimit te procesit zgjedhor per Kuvendin e Shqiperise te dates 28 qershor 2009 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendim nr. 602 date 1.8.2009 shpalli rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve. Duke qene se afatet per ankimimet per keto zgjedhje kane perfunduar duhet te realizohet hapja e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore dhe seleksionimi i dokumentacionit dhe materialit zgjedhor te gjetur brenda tyre si detyrim ligjor ne perputhje me percaktimet e nenit 178 te Kodit Zgjedhor - thuhet ne projektvendim. Aty shtohet se me dekretimin e dates se zgjedhjeve te ardhme vendore KQZ e ka te domosdoshme te filloje menjehere procesin e evidentimit te sasise dhe gjendjes se materialeve ekzistuese per te parashikuar llojet sasine dhe buxhetin qe do kerkohet per zgjedhjet e ardhshme. Materialet zgjedhore qe konsiderohen per tu riperdorur ne procesin e ardhshem zgjedhor jane kutite e votimit dhe kutite e materialeve zgjedhore paketa e kancelerive kodet zgjedhore ne rast se nuk do kete ndryshime te mundshme ne Kodin Zgjedhor etj. Gjithashtu materiale te cilin KQZ mund te vendose per tu perdorur perseri ne zgjedhjet e ardhshme jane kodet e sigurise rezerve dhe boja matrikuluese. Procesi i hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore sipas procedurave te percaktuara ne udhezimin nr. 1 date 30.1.2006 Per hapjen e kutive te votimit kutive te materialeve zgjedhore dhe administrimin e dokumentacionit zgjedhor te gjendur ne to pas perfundimit te zgjedhjeve qe nga momenti i marrjes se vendimit nga KQZ do te kerkonte nje periudhe kohore mbi 3 muaj - thuhet ne projektvendim. Drafti i pergatitur nga Drejtoria Juridike e KQZ-se parashikon me tej Pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme do te kerkojne afersisht 7 muaj kohe afat ky qe aktualisht perputhet me limitet qe KQZ aktualisht ka duke u bazuar ne dekretin e Presidentit nr. 6668 date 6.9.2010 Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore. Per kete arsye eshte i domosdoshem fillimi i menjehershem i procesit te hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet e dates 28 qershor 2009. Projektvendimi shoqerohet dhe me projektbuxhetin i cili sipas zerave perkates parashikon nje fond prej 3162250 lekesh per hapjen e kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›