Ambasadoret vleresojne zgjedhjet dhe reformat per integrimin
Kacin: Shqiperia, sinjale pozitive per BE
Perfaqesues te Parlamentit Europian kane shprehur konsiderata per procesin zgjedhor dhe reformat e integrimit. Vleresime per zhvillimin e zgjedhjeve me standarde u bene dje edhe nga eurodeputeti, Jelko Kacin. Ai i vleresoi zgjedhjet si njw proces me standarde dhe u shpreh se vendi ka ecur dhe me reformat e integrimit. “Une shpresoj se zgjedhjet e zhvilluara ne 23 qershor ne Shqiperi i kane permbushur standardet evropiane. Deri tani, sinjalet duken pozitive. Ne shohim ndryshime politike. Ka personalitete te reja qe do marrin pergjegjesine per te ardhmen, per qytetaret shqiptare dhe ekonomine shqiptare. Shpresoj qe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit do te jete ne fokusin e lidershipit te ri”, - u shpreh Kacin. Por nga ana tjeter, sipas tij, mazhoranca e re dhe opozita e re duhet te punojne dore per dore. “Kjo eshte ajo qe nevojitet absolutisht. Behet fjale per pergjegjesine per vendin dhe jo per eliten politike. Nese shohim bashkepunim te ndersjelle midis forcave politike ne Shqiperi dhe nje pergjegjesi te perbashket, ky do te ishte mesazhi me i mire qe mund te vinte nga Shqiperia”, - nenvizoi Kacin. I pyetur se si e vlereson doreheqjen nga funksionet ne Partine Demokratike te Kryeministrit Sali Berisha, Kacin preferoi te mos e komentoje shume nje vendim te tille. “Eshte vendimi i tij. Kjo mund te shihet si zhvillim pozitiv, por ky eshte hapi i pare. Le te shohim hapat e tjere qe do ndermerren ne skenen politike shqiptare dhe pastaj te bejme vleresimin perfundimtar. Deri tani, jam pozitivisht i befasuar dhe i kenaqur me zhvillimet ne Shqiperi”, - theksoi eurodeputeti. Megjithate Kacin u tregua i rezervuar ne dhenien e vleresimeve maksimale per vendin. Sipas tij, duhet pritur edhe me shume, ndonese zhvillimet e deritanishme ne vendin tone jane pozitive. Por theksoi se sa shume dhe sa shpejt do ecet ne Shqiperi, kjo mbetet per t’u pare.
Dialogu Prishtine-Beograd:Vendimi i BE, historik
Eurodeputeti u pergjigj dje edhe ne lidhje me dialogun midis Prishtines dhe Beogradit. Sipas tij, vendimi qe mori Bashkimi Evropian per dy vendet eshte historik. “Por ky eshte nje leksion per Shqiperine. Kryeministri Thaci sa here qe vjen ne Bruksel, vjen me nje ekip gjitheperfshires. Kjo eshte prove bashkepunimi. Kjo eshte ndarje pergjegjesie. Kjo duhet mirepritur, pergezuar dhe ndjekur si shembull dhe kjo eshte ajo qe ne duam te shohim ne Shqiperi ne te ardhmen”, - vleresoi eurodeputeti duke bere krahasime mes shteteve.
Vleresimi i diplomateve: Shqiperia, me ne fund zhvilloi zgjedhje te lira
Diplomatet e akredituar ne vendin tone, duket se jane shume te kenaqur me procesin zgjedhor ne teresi, ate te votimit, numerimit dhe ecurise drejt shpalljes se rezultatit. Dy diplomate ajo gjermane, Carola Muller-Holtkemper dhe ambasadorja franceze, Christine Moro, u shprehen dje pozitivisht mbi zgjedhjet. Duke theksuar se me ne fund, Shqiperia ia doli te zhvilloje zgjedhje te pakontestuara. “Pas dekadash ku zgjedhjet jane kontestuar, populli shqiptar ia doli. Mendoj se populli shqiptar duhet te jete krenar per kete arritje te tij. Sipas vezhguesve gjermane, me te cilet une pata nje bashkebisedim te gjate ne Ambasade pas zgjedhjeve, me folen pozitivisht per zhvillim e tyre. Pas disa dekadash, Shqiperia zhvilloi zgjedhje, te cilat i korrespondonin standardeve evropiane dhe nderkombetare. Me kete arritje une mendoj se rruga juaj drejt Europes eshte e hapur”, - u shpreh Holtkemper. Tani sipas saj, eshte natyrshem koha per te qene euforik, gje te cilen ajo theksoi se eshte e merituar. Pranimin e humbjes te koalicionit te djathte, nga Kryeministri Sali Berisha, ambasadorja e quajti nje sjellje europiane. “Ishte nje lehtesim i madh, pasi tensioni kishte nisur te rritej. Ai doli per te deklaruar humbjen e tij dhe fitoren e opozites mbremjen e se merkures. Veprimi i zotit Berisha i dha sigurine e fundit gjithsecilit, se Shqiperia mund te sillet si nje shtet normal evropian”, - u shpreh ajo.
Po keshtu, edhe ambasadorja e Frances ne Tirane, Christine Moro dha nje vleresim pozitiv per menyren se si u zhvilluan zgjedhjet e 23 qershorit. “Qe ne fillim dua te nenvizoj se zgjedhjet ne pergjithesi shkuan shume mire. Fatkeqesisht pati disa raste dhune dhe nje te vrare. Ishte kenaqesi te shikoje nje rezultat kaq te qarte perfshi ketu edhe deklaraten e Kryeministrit Berisha, i cili e njohu rezultatin. Kjo e gjitha eshte shume pozitive. Mendoj se jemi ne fillimin e nje procesi, i cili do te vijoje gjate gjithe veres. Une jam besimplote se gjithcka do te shkoje butesisht. Keshtu une shpresoj pasi shqiptaret e kane shprehur vullnetin e tyre”, - u shpreh Moro.
BE
Sipas ambasadores gjermane, qeveria ne detyre dhe ajo e re e zotit Rama, duhet te forcojne luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar. “Mbledhja e Keshillit te Ministrave te BE-se, ne fund te ketij viti do te shikoje ne menyre shume favorizuese keto zhvillime pozitive ne Shqiperi. Mos te harrojme se Shqiperise iu kerkua miratimi 3 ligjeve te integrimit qe jane tashme votuar dhe te futen ne zbatim ne shtator”, - permendi diplomatja.