E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazi ne Europe, TAP vendos Shqiperine ne pozicion strategjik Eglantina Nasi

Perzgjedhja e projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik, e vendos Shqiperine ne pozicion strategjik lidhur me Bashkimin Europian. Zyrtare te BE-se e cilesojne realizimin e projektit TAP, si nje lajm shume te mire per Evropen. “Pasi, per here te pare ne histori, ne do te kemi nje gazsjelles per transportin e gazit natyror nga Kaspiku drejt e ne Evrope”. Ky eshte argumenti i dhene nga zedhenesja e KE-se, Marlene Holzner, mbi menyren sesi strukturat e Komisionit Evropian e kane pritur fitoren e TAP-it ndaj rivalit te tij Nabuko. Duke mbeshtetur me tej idene se KE, e sheh Shqiperine si pjese te integruar te furnizimit me gaz te Evropes. Ndersa vete gazsjellesin TAP, si nje projekt te rendesishem qe diversifikon burimet energjetike dhe sjell perfitime per tregun. Keshtu, gjate nje interviste per mediat shqiptare, zedhenesja e KE-se, ka deklaruar se “ne te ardhmen, Evropa do te kete shume nevoje per gaz”. “Ne te ardhmen, Evropa do te kete shume nevoje per gaz. Ne kemi vendosur te kemi furnizues te ndryshem per kete nevoje ne rritje per gaz ne Evrope, ne menyre qe te diversifikojme burimet. Eshte njesoj si te besh zgjedhjen tende me te leverdishme midis 6 supermarketeve ne qytetin tend, ne vend qe te kesh vetem nje supermarket. Nese ka ndonje krize tjeter energjie, sic ka ndodhur ne te shkuaren, Evropa tashme ka burime te ndryshme furnizimi permes gazit qe vjen nga Azerbajxhani. Kjo eshte shume e dobishme edhe per konkurrencen, pasi kjo ul cmimet e gazit ne Evrope ne dobi te qytetareve evropiane”, mesohet te jete shprehur ajo. Teksa ka shtuar me tej edhe faktin se vendet qe jane me shume te varura nga kerkesa per gaz jane Bullgaria, Rumania dhe Hungaria. “Interesi yne paresor eshte qe te gjitha shtetet evropiane te cilat kane nevoje per gaz shtese, te mund te kene nje burim te ri gazi. Por interesi tjeter yni eshte qe rajoni i Ballkanit te kete mjaftueshem gaz permes TAP-it”, deklaron me tej, perfaqesuesja e Komisionit Evropian. Duke perfunduar me faktin se “momentalisht, permes TAP-it, ne do furnizohemi me 10 miliard meter kub ne Evrope”. “Por, Presidenti i Azerbajxhanit kur erdhi ne Bruksel na siguroi, se Azerbajxhani ka shume me teper gaz ne dispozicion. Azeret shpresojne qe te na shesin shume me teper gaz ne te ardhmen”, konkludoi ajo.

Ema Bonino: TAP, kontribut te rendesishem ne zhvillimin e gjithe rajonit

Italia, permes ministres se saj te Jashtme, Emma Bonino, ka pershendetur perzgjedhjen e projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik (TAP) per te ndertuar seksionin evropian te Korridorit Jugor te Gazit. “Tubacioni do te transportoje sasi ne rritje te gazit te Azerbajxhanit nga Deti Kaspik drejt Evropes. Tere projekti do te jete nje faktor i rendesishem ne sigurine e furnizimit me energji per vendet e Ballkanit, duke dhene nje kontribut te rendesishem ne zhvillimin e gjithe rajonit”, mesohet te jete shprehur ajo. Duke vleresuar me tej, se ky perben edhe nje favor per " te miren e sigurise energjetike te Evropes. “Por edhe nje hap te rendesishem ne intensifikimin e marredhenieve tona dypaleshe me Azerbajxhanin”, nuk ka harruar te permende mes te tjerash, Bonino.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›