E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie u kërkon falje fansave

Robin van Persie ka kërkuar falje nga fansat e Arsenalit pas disfatës së tyre në finalen e Carling Cup nga Birmingham City.

Holandezi ishte kapiten i ekipit mbrëmë dhe u ka kërkuar ndjesë fansave pasi ekipi dështoi të fitojë trofeun.

“Më vjen shumë keq që ne nuk mundëm ta sjellin Carling Cup në Londër. Faleminderit për përkrahjen sot. Më vjen keq, edhe njëherë”, ka shkruar Van Persie në profilin e tij në Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›