E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Hagës dënon me burgim të përjetshëm gjeneralin serbo-boshnjak, Tolimir. Fajtor për genocid në Bosnje e Hercegovinë

13-12-2012 / Gazeta 55

Zdravko Tolimir, ish gjenerali serbo boshnjak dhe krahu i djathtë i Ratko Mlladic është dënuar me burgim të prjetëshëm për genocidin e Bosnjës nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës. Gjykatësi gjerman Kristof Fluge ka qenë ai që i ka komunikuar dënimin me burgim të përjetshëm. Përvec faktit se ka qenë zëvendësi i Mlladic, me të cilin sipas gjykatës ai kishte një marrëdhëinie të vecantë, Tolimir është shpallur fajtor edhe për genocidin ku u vranë 8 mijë civilë muslimanë në Srebrenicë, Bosnje në vitin 1995. Krim ky që konisderohet si më i rëndi në Europë që nga Holokausti. Gjenreali Tolimir ka shërbyer si komandant në shërbimin e inteligjencës dhe në atë të sigurisë në periudhën 1993 – 1996, si pjesë e ushtrisë serbo boshnjake. Në shkurt të vitit 2005, ai u akuzua për krime lufte nga gjykata e Hagës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›