E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet droge ne port

Një sasi prej rreth 800 kilogramë drogë, e llojit kanabis sativa, është sekuestruar në portin e Durrësit. Operacioni është kryer nga shërbime të Policisë Kufitare dhe strukturës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.  Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në trajlerin me targa DR 11 54 F, i cili kryente transportin e  paletave me tulla, rezultoi se në çdo njërën prej tyre ishte fshehur nga nje kuti me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Nëpërmjet automjetit në fjalë synohej transportimi dhe trafikimi i një sasie prej  800 kg lëndë narkotike drejt Italisë, me një nga tragetet e linjës Durrës -Ankona. Policia ka ndaluar në flagrancë drejtuesin e mjetit Armir Mehmeti,40 vjec, banor i Durrësit. Nga ana e policisë u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike dhe automjeti që kryente transportin e tij, ndërsa aktualisht puna është përqendruar në  zbardhjen e origjinës dhe destinacionin e drogës.
Sekuestrohet edhe 20 kg hashash në një automjet tip Opel i cili do te imbarkohej ne tragetin e linjes Durrës- Bari si dhe është ndaluar drejtuesi i mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›