Topalli merr mbështetjen e Lubjanës për integrimin

Gjatë bisedës, Topalli kërkoi nga Sllovenia mbështetjen e mëtejshme për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Sllovenia është një ndër vendet e rëndësishme të Bashkimit Evropian, e cila gjatë gjithë procesit ka qenë në mbështetje të Shqipërisë. Kujtoj qëndrimin e tyre për heqjen e vizave, ka qenë i jashtëzakonshëm, një impenjim total për të bërë që shqiptarët të lëvizin pa viza. Dhe sot jam në këtë vizitë zyrtare pikërisht për t’i kërkuar Sllovenisë dhe kolegut tim të Parlamentit slloven por edhe të autoriteteve të tjera të larta të shtetit për të mbështetur Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat”, tha kryetarja e Kuvendit.
Kryetari i Parlamentit, Virant i rikonfirmoi Kryetares së Kuvendit mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke shprehur optimizmin e tij për marrjen e statusit kandidat brenda këtij viti. “Ne gjithmonë e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështesim fort Shqipërinë në perspektivën e saj Evropiane. Shpresojmë se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat sa më shpejt të jetë e mundur. Urojmë më të mirën për procesin e reformave në vend dhe jemi absolutisht të sigurt, se perspektiva e Shqipërisë do të jetë në Bashkimin Evropian”, u shpreh z Virant.
Topalli e njohu Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë me angazhimin e Shqipërisë për të çuar përpara reformat e integrimit dhe për të bërë çdo gjë që vendi të meritojë statusin e vendit kandidat, për të hapur kështu një perspektivë të re për objektivin kombëtar, integrimin në BE. /Start/
2012-05-09 10:39