E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: Shlyerja e kredive ul konsumin

Banka e Shqipëris

Familjet shqiptare kanë ulur konsumin për të përballuar shlyerjen e kredive, sepse të ardhurat e tyre kanë rënë në krahasim me një vit më parë.

Ky fakt del nga një anketim i bërë nga Banka e Shqipërisë, ku tregon se më tepër se gjysma e familjeve të pyetura kanë ulur shpenzimet për të përballuar shlyerjen e detyrimeve të kredive.

Në bazë të raportit të stabilitetit financiar të BSH-së, për gjysmën e dytë të vitit 2011, 26% e familjeve huamarrëse deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, kryesisht për shkak të rënies së të ardhurave familjare.

Për të përballuar vështirësitë financiare lidhur me shlyerjen e detyrimeve të borxhit, në 60% të rasteve, familjet ulin shpenzimet e tyre. Sipas këtij vrojtimi, rezulton se në 20% të rasteve, familjarët e pyetur kërkojnë një punësim të dytë dhe në 15% të rasteve kërkojnë rinegocim të kushteve të borxhit.

Për 6-mujorin e parë të vitit 2012, 78% e familjeve huamarrëse nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese. Por, 16% e këtyre familjeve presin përkeqësim të gjendjes së tyre paguese. Dhe ky tregues është në rritje në krahasim me një vit më parë.

/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›