E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace denoncon skemen manipulative akuzon Ristanin

Sipas deputetit socialist Erjon Brace ekziston nje skeme manipulative e cila ka si qellim qe te nxjerre sa me shume flete votimi te pavlefshme. Brace theksoi se kjo skeme ka nisur qe mbremjen e djeshme.

Ne daljen e tij per mediat mbremjen e sotme Brace akuzoi kreun e KQZ-se Arben Ristanin si pjese e nje plani shumepalesh ne dem te zgjedhjeve.

Arben Ristani ky zyrtar qe po ve ne rrezik vjedhjet ne shqiperi eshte ne qender te planit te nxjerrjes se fleteve te votimit te pavlefshme ne sherbim te Lulzim Bashes. Me sa duket me ne fund Lulzim Basha eshte bindur qe i ka humbur zgjedhjet ne Tirane dhe ka pare me syte e tij rezultatin kunder tij dhe e vetmja rruge i ka mbetur te shpalle sa me shume flete te pavlefshme. Ky eshte problem dhe pergjegjesi direkte e Sali Berishes i cili do te perballet penalisht. tha Brace.

Me tej Brace sulmoi kreun e KZAZ 49 ku po numerohen votat e minibashkise numer 5.

I bej thirrje kryetarit te KZAZ ne njesine 5 qe te ktheje ne dispozicion te ligjit te gjithe vullnetin e tij. Zbatimi i urdhrave politik ka treguar dy gjera e para qe mbahet pergjegjesi penale dhe e dyta qe Sali berisha te le ne balte ne momentin qe perballesh me drejtesine. u shpreh Brace.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›