Njësia nr.5, 4083 vota në favor të Ramës

Mbeten ende 8 kuti, të cilat janë të kyçura në njësinë numër 5 në KZAZ 49 në Tiranë.
Ky burim konfirmohet nga gazetarja për RTV “Ora News”, e cila po ndjek hap pas hapi të gjithë këtë procedurë. Tashmë, diferenca mbetet e thellë ku 4083 vota jane ne favor të Rames.
Me gjithë epërsinë, ende asgjë nuk është e qartë sa i përket fituesit pasi po vijon procesi i numërimit në njësinë numër 5, ndërsa në këtë qendër numërimi, gjenden edhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në Shqipëri.
Në total deri në orën 21.00, kandidati opozitar ka marrë 15.635 vota ndërsa krahu blu vetëm 11.628 vota.