E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për Tiranën, Basha mban avantazhin

UPDATE- Kandidati i Aleancës për qytetarin Lulzim Basha vazhdon të ruajë avantazhin përballë kandidatit socialist, Edi Rama në bashkinë e Tiranës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë hedhur te dhena per 474 kuti të numëruara, nga 485 që ka bashkia Tiranë.

Deri në këto momente, Basha ka marrë 122 700 vota, kundrejt 121 975 vota të marra nga Rama, duke ruajtur kryesimin.

Basha mori kryesimin në garen e forte per kryeqytetin, në orët e parë të mëngjesit të nje dite me parë, duke e mbajtur atë në vazhdimësi.

Nga mëngjesi i sotëm ka rinisur numërimi në njësinë nr.5, i cili po vazhdon me ritme te ngadalta.

Numërimi në këtë njësi, e fundit për kryeqytetin po monitorohet nga shumë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe disa ambasadorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›