E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: “Mjaftë” strategjisë, për të bllokuar procesin

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, në daljen e radhës për mediat, akuzon drejtëpërdrejtë kandidatin e PD-së për Bashkinë Lulzim Basha, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e KQZ—së Arben Ristani, si një pengesë dhe një strategji për të penguar dhe kthyer votat e PS-së të pavlefshme, ne njesine nr.5.
 

“Kjo është një skemë manipulative, për të nxjerrë sa më shumë fleta të pavlefshme, ku shqiptarët me votën e tyre kanë shprehur vullnetin e tyre. Kjo skemë është e firmosur nga Berisha, nga kandidati Basha dhe Arben Ristani”.
 

Me një akuzë të drejtëpërdrejtë ndaj Ristanit, deputeti opozitar kërkoi që të ndërpritet kjo skemë manipulative në njësinë numër 5, në KZAZ-në 49, ku shumë fleta janë cilësuar të pavlefshme. Për të, kjo skemë kriminale, cënon vullnetin e qytetarëve dhe standartet.
 

Nga selia rozë, Braçe deklaroi se z.Ristani përbën një rrezik në këto zgjedhje, kjo në sajë dhe të urdhrave politikë të marrë, sikundër e ka treguar këtë dhe në vitin 2009.

“Për ti shkuar deri në fund procesit kërkohet të ndërpritet ky proces manipulimi, fitoren tonë që Luli po e ndjek nga televizioni nuk mund ta tjetërsojë as duke nxjerrë fletë të pavlefshme, ne jemi të vendosur të mos lejojmë më nxjerrjen e këtyre fletëve, do e nisim sot këtë gjë dhe do e përfundojmë deri kur këta persona të përballen penalisht me ligjin” tha më tej ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›