E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, biznesmeni Raj Rajaratnam në pranga

Themeluesi i kompanisë amerikane Galleon Group, Raj Rajaratnam si edhe 5 persona të tjerë akuzohen për mashtrimin më të madh financiar në SHBA me pagesat e taksave si edhe vetdeklarimin e kapitalit. Dëmi i këtij mashtrimi financiar kap shifrën 20 milionë dollarëve. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet e sektorit ekonomik të FBI.
Kompanitë e këtyre personave të prangosur akuzohen se kanë shitur dhe kanë marrë aksione duke mos i deklaruar këto akte financiare në skedarët e inspektimit financiar të SHBA. " Kjo ngjarje përfaqëson mashtrimin më të madh financiar që është kapur ndonjëherë nga strukturat inspektuese ekonomike të SHBA-së. Por ne gjithashtu pretendojmë që kompanitë e të 6 akuzuarve kanë dashur të jenë pjesë e ndërmarrjeve të shitjeve të aksioneve të deklaruara deri në Wall Street."- pohoi prokurori i çështjes Preet Bharara në një konferencë për shtyp.
Raj Rajaratnam është një nga biznesmeni më i pasur në shtetin aziatik të Sri Lankas. Kompania e Rajaratman, Galleon Group, llogaritet të ketë një kapital prej 7 miliardë dollarësh. Gjithashtu themeluesi i Galleon Group, është një nga investitorët kryesorë të kompanisë valutore më të madhë në SHBA, Colombo Stock Exchange.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›