E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, shpërthen aksidentalisht magazina e fishekzjarrëve, vdesin mbi 32 persona

Chennai, 17 tetor, NOA Nga një shpërthim aksidental që ndodhi në një magazinë fishekzjarresh në pjesën jugore të Indisë, kanë vdekur të paktën 32 persona.

Një lajm i tillë konfirmohet nga mediat vendase, sipas të cilëve viktimat ishin mbledhur mbrëmjen e djeshme në qytezën Pallipattu, në shtetin Tamil Nadu, për të blerë fshekzjarre për festimet e festivalit Hindu "Diëali", i cili zhvillohet sot në Indi.
Sipas të dhënave paraprake mbi ngjarjen, trupat kanë pësuar djegie të një shkalle shumë të lartë, sa deri tani vetëm 23 persona janë identifikuar, ndërsa dy persona, përfshi edhe pronarin e magazinës, u arrestuan.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›