E Martë, 3 Nëntor 2026

Ambasadori Hill: Qasja e Lajçakut ndaj çështjes së Kosovës është e saktë

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kristofer (Christopher) Hill, ka vlerësuar se i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i cili po përpiqet të fusë logjikën në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, po bën gjënë e duhur, pavarësisht se disa njerëz ankohen.

Në promovimin e librit “Ndryshimi i epokës – epoka jonë digjitale autoritare” të ish të dërguarit të BE-së për Kosovën Wolfgang Petriç, Hill shtoi se e di se njerëzit ankohen për mënyrën se si po zhvillohet procesi i normalizimit dhe theksoi se i dërguari special i BE-së për dialogu Miroslav Lajçak ka qasjen e duhur të cilën SHBA-ja e mbështet.

“Lajçak përpiqet të paraqesë logjikën në qasjen ndaj të gjithë procesit. Kosova ka nevojë për marrëdhënie të mira me fqinjët e saj, Serbia nuk ka nevojë për tensione të vazhdueshme, logjika do të ishte procesi i normalizimit dhe kjo duhet të jetë logjika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës“, tha Hill.

Zyrtarë të Prishtinës dhe Beogradit u takuan më 27 shkurt në Bruksel në lidhje me vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, tha se pikëpyetjet mbeten dhe do duhen “takime shtesë” për t’u dhënë përgjigje atyre.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar pezullimin e vendimit që prek komunitetin serb në Kosovë, por kryeministri Albin Kurti këmbëngul se vendimi nuk mund të kthehet pas.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›