Reforma ne Partine Socialiste draftet gati ne muajin shtator
Pak dite pasi Asambleja Kombetare e Partise Socialiste ka permbyllur punimet e veta shoqeruar me disa vendime konkrete grupet e punes te miratuara prej saj kane kryer mbledhjet e para. Keshtu dy dite me pare ekipi i caktuar per reformen organizative apo i njohur ndryshe grupi i punes per ndryshimet ne statut ka bere nje ndarje te punes sipas specifikave qe ka tema ne fjale duke i hapur keshtu rruge procesit qe do te duhet te finalizohet rreth muajit shtator. Ne vijim dje ekipi tjeter ose ndryshe grupi i punes per programin e ri politik te PS-se ka kryer edhe nje mbledhje te pare ne te cilen eshte bere nje organizim pune dhe ndarje e saj. Keshtu grupi i punes eshte ndare ne disa nengrupe sipas ceshtjeve dhe prioriteteve qe mendohet se burojne nga problematika e pergjithshme shqiptare. Qeverisja biznesi integrimi shoqeria civile etj. jane disa prej drejtimeve kryesore ku ekipet e ngritura nga deputete dhe njerez te fushes do te marrin te dhena do te bejne konsultime me grupet e interesit per te pergjithesuar mandej informacionin e marre ne nje trup te vetem teorik. Si kohe e caktuar per te zgjidhur keto detyra eshte lene muaji korrik dhe gusht pasi ne javen e pare te muajit shtator do te behet prezantimi i punes se bere. Me rendesi ne kete kuader eshte fakti se nderhyrjet ne program dhe ne statut jane me shume operacione permiresimi te gjykuara si te tilla sesa ndryshime thelbesore. Keshtu korpusi i informacionit per programin nuk do te prodhoje nje program te ri mirefilli por do te pasuroje ate draft ekzistues ne kuptim te perditesimit dhe pasqyrimit te alternativave qeverisese ne te. E njejta gje mund te thuhet edhe per sa i perket reformes organizative e cila nisur nga vendimet e fundit te Asamblese Kombetare duket te kete si ndryshimin me serioz ate te riciklimit te bazes se partise sipas parimit nje organizate baze per nje qender votimi. Si nje raport qe ka ekzistuar me pare ai rikthehet tashme pas procesit te fundit zgjedhor dhe pervojes se krijuar. Ne planin e nderhyrjeve statutore PS-ja ne drejtimin e Edi Rames ka bere nje seri te madhe nderhyrjesh qofte edhe per ceshtje teknike dhe organizative ashtu edhe sa u perket atyre qe kane ndikim te drejtperdrejte politik. Keshtu lidhja e mandatit politik me procesin zgjedhor organizimi i partise mbi baze te njesise administrative apo edhe menyra e zgjedhjeve kriteret dhe sanksionet ndaj veprimeve ndryshe kane ndryshuar kohe pas kohe per te mberritur deri ne statutin aktual qe nga pikepamja juridike eshte me i ashpri. Gjithsesi ne nivelin politik pervec rastit te 6 deputeteve qe votuan ndryshe per Presidentin e Republikes ne vitin 2007 statuti asnjehere nuk eshte vene ne zbatim duke konfirmuar keshtu se PS-ja eshte larguar mjaft nga kultura e saj e dikurshme e viteve 2000. Po keshtu nje element qe me gjase mbetet pjese e punes se grupit te reformes organizative eshte edhe kryesia e re e cila sikunder u paralajmerua pak dite me pare nga Presidenti i Asamblese Kombetare Gramoz Ruci do te duhet te ndryshoje jo vetem nominalisht por ne filozofine e funksionimit. Nje ndarje territoriale dhe tematike per secilin anetar te saj pritet te kthehet ne norme pune pa lene ketu menjane edhe nevojen e funksionalizimit real te sekretariatit ekzekutiv qe mbetet nje ekip jo shume aktiv qe pas zgjedhjeve te vitit 2009. Te paprekura mbeten raportet e te zgjedhurve vendore me deget e PS-se edhe pse deri me tani eshte konfirmuar se marredhenia e ndikimit te ndersjelle ne keto raste eshte e pashmangshme. Si konkluzion institucional per te gjithe kete veprimtari eshte kongresi i muajit nentor qe po paraprihet nder te tjera edhe nga aksione paralele te disa figurave te njohura te PS-se qe kane shpallur edhe programe alternative.