Ambasadori Masimo Gaiani viziton ambientet e Focus Group
TIRANË- Ambasadori i Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani ka qëndruar sot për rreth një orë në grupin mediatik Focus Grop, ku ka vizituar ambientet e të vetmes kompani multimediale në Shqipëri, pjesë të së cilës janë televizioni NEWS24, Gazeta Shqiptare, portali i lajmeve BalkanWeb dhe Radio Rash.
Ambasadori italian është njohur me projektet e kompanisë Focus Grup. "Brenda muajit shtator këtu do të jetë një realitet krejt i përmbysur teknologjik. Cdo gjë do të jetë në ‘High Definition. Jemi të vendosur dhe të përgatitur për të kryer të gjitha investimet e nevojshme që kjo kompani të vazhdojë të jetë lider në tregun e informacionit”,- iu tha ambasadorit italian nga drejtuesit.
Ndërkohë, ambasadori Gaiani u shpreh se televizioni NEWS24 ka primatin e informacionit në Shqipëri dhe është i gatshëm për një bashkëpunim më të madh.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Ambasadori Masimo Gaiani viziton ambientet e Focus Group