E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy fëmijë gjejnë në lumë beben e sapolindur të vdekur, ishte mbështjellë në qese

FIER- Një foshnje e seksit mashkull i sapolindur është gjetur i vdekur, mesditën e sotme në ujrat e lumit Gjanicë në Fier.

Dy fëmijë të cilët po luanin buzë lumit kanë gjetur bebin e vogël 2-3 diitësh të mbështjellë në qese buzë lumit. Trupi i njomë i foshnjes nuk i ka rezistuar dot të ftohtit të acartë të këtyre ditëve dhe ka vdekur në vend, megjithëse sipas policisë  dyshohet se ai mund të jetë hedhur i vdekur në lumë.

Burime të policisë bëjnë me dije se persona, të cilët nuk kanë dashur që foshnja të jetojë e kanë heshur në ujrat e lumit për të zhdukur gjurmët, por rrjedha e tij ka bërë që të trupi i vogël të ngecte anës lumit.

Policia e ka dërguar foshnjen e vdekur në morgun e qytetit,  ndërkohë ka nisur hetimet për gjetjen e personave që kanë kryer krimin makabër.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›